Po digjnin mbetjet, zjarri u del jashtë kontrolli banorëve në Berat! Shkrumbohet nga flakët parcela me të mbjella

BERAT- Një zjarr është shfaqur mesditën e sotme në lagjen hyrëse të qytetit të Beratit zona ku përpos banesave ka dhe mjaft subjekte private. Zjarri fillimisht është shfaqur në një  parcelë të mbjellash me perime e drurë frutore më pas flakët të ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era janë përhapur me shpejtësi duke  shkrumbuar gjithë parcelën me perime e të mbjella.

Sipas burimeve të MZSH ka qenë vetë familjarët të cilët i kanë vënë zjarrin mbetjeve dhe barërave përreth, por flakët kanë dalë jashtë kontrolli duke shkrumbuar të mbjellat dhe duke rrezikuar banesat.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar repartin MZSH ndërkohë që zjarri po përparonte drejt banesave. U desh pak minuta për ta vënë nën kontroll zjarrin  dhe duke shpëtuar banesat.  

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht