Po dorëzohej një shumë e madhe parash, persona të armatosur grabisin bankën në Prishtinë

Po dorëzohej një shumë e madhe parash, persona të armatosur grabisin bankën në Prishtinë

Foto ilustruese

PRISHTINË - Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një filial të një banke private në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën "Bill Klinton", teksa punëtorët e kompanisë kanë qenë duke depozituar paratë.

Mësohet se grabitësit kanë pasur informacion për dorëzimin e një shume parash dhe kanë gjuajtur pikërisht këtë moment ku nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë arritur të grabitin paratë dhe të largohen menjëherë. Policia kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për rastin, ndërsa nuk bëhen të ditura informacione të tjera. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv