Po e merrte rrjedha, drejtori i qarkut Fier bashkë me policët hidhen në lumë dhe shpëtojnë gruan

FIER-Policia në bashkëpunim me qytetarët kanë shpëtuar një grua të cilën po e merrte rrjedha e lumit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:15, në vendin e quajtur "Çeligrad". Dy punonjës policie konstatuan se në ujërat e lumit Seman, ishte duke u mbytur Mimoza Tahaj 51-vjeçe, banuese në Fier.

Menjëherë punonjësit e policisë shkuan në ndihmë të saj dhe në bashkëpunim me qytetarët bënë të mundur shpëtimin. Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano raporton se për të shpëtuar jetën e gruas janë hedhur në lumë dy drejtuesit e policisë se qarkut të Fierit, drejtori Albert Nushi dhe n/drejtori i policisë si dhe dy policë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e 51-vjeçares nga lumi.

Mimoza Tahaj, pasi u nxor nga policët u dërgua me ambulancë në spitalin rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'i përgjigjen shqiptarët thirrjes së Ilir Metës për protestë më 2 mars?

Komento

Komente

  • Fredi: 12/12/2018 11:23

    Bravo, akt dhe vlerë e lartë njerëzore dhe trimërie!

    Përgjigju
  • Marseli Vl: 12/12/2018 11:11

    Akt i lart qytetarie qe nuk e ben kushdo.rrespekt per policin e shtetit

    Përgjigju
  • arbeni: 12/12/2018 09:21

    Te lumte dr Nushi

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 12/12/2018 08:47

    Pse permendni vetem emrin e drejtorit??! Andon Marko quhet zevendesdrejtori kurse policet nuk i kane nxjerre fare ne foto....

    Përgjigju
  • Naim: 12/12/2018 02:04

    Respekte per Keta dy police qe shpetune jeten e nje nene

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/12/2018 01:05

    Bravo ju qofte

    Përgjigju
  • Ela: 11/12/2018 23:42

    Faleminderit per kete lajm te mrekullueshem . Respekte pa fund per keta njerez me zemer te Madhe Qe shpetuan nje jete . Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaj .

    Përgjigju
  • Aldo: 11/12/2018 21:21

    Respekte per keta 2 police te cilet i shpetuan jeten kesaj gruaje. Respekt per Z.Nushi, besoj se e gjithe familja e kesaj gruaje, do ta dije per gjithe per shume faleminderit.

    Përgjigju
  • Xha Spiro: 11/12/2018 20:42

    Respekt dhe admirim per Policine e Shtetit. Kjo eshte Policia qe duam. Nderimet e mia Z. Nushi, ju Z. Zv.Drejtor si dhe ju dy zoterinj police qe me aktin tuaj guximtar shpetuat jeten e kesaj nene. Ju falenderoj me mirenjohje.

    Përgjigju