Po ecnin me shumë shpejtësi pranë TEG-ut, u hiqet patenta Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit

Po ecnin me shumë shpejtësi pranë TEG-ut, u hiqet patenta Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit

Shkëlzen Berisha dhe Ermal Mamaqi

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi, në dy raste të ndryshme.

Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara mbrëmjen djeshme te Tegu, e për pasojë u është hequr patenta.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320. 

Si Mamaqit dhe Berishës do t’i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës si dhe gjobë administrative.

Në lidhje me rastin ka reaguar vetë Shkëlzen Berisha, i cili ka pranuar ngjarjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Heqja e patentës së Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit/ Ironia e Braçes: S'i do njeri të famshmit! Do ikin në Gjermani tani

Ironik ka qenë në reagimin e tij, zv. kryeministri  Erion Braçe lidhur me lajmin e heqjes së patentave të Shkëlzen Berishën dhe moderatorit Ermal Mamaqi. Si për të treguar që për policinë shqiptare, të gjithë janë të barabartë, Braçe bën ironi duke folur siç do të fliste opozita.

"Pa fjalë! Nuk i do njeri njerëzit e famshëm në këtë vend! Do ikin në Gjermani tani", shkruan Braçe, teksa ka publikuar lajmin e Shqiptarja.com.

Postimi i zv. kryeministrit Erion Braçe
Ora 13:29
Iu hoq patenta për shpejtësi të lartë/ Shkëlzen Berisha: Kërkoj ndjesë! Nuk kam kundërshtuar policinë

Shkëlzen Berisha konfirmon lajmin se i është hequr patenta për shpejtësi tej normave të lejuara, dhe për këtë ka një ndjesë publike. Megjithatë, ai thekson se nuk ka kundërshtuar në asnjë moment policinë.

"Të dashur miq së pari me duhet ta nis me një ndjese për kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e të gjithëve. Se dyti, në lidhje me një shpifje të shpërndarë sot nga media pranë qeverise dëshiroj të sqaroj se për asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, asnjë procedurë ligjore apo punonjës i rendit nuk është kundërshtuar nga unë gjatë ushtrimit të detyrës. Dokumenti i kërkuar në zbatim të ligjit është dorëzuar po në zbatim të ligjit, pa asnjë lloj debati, kundërshtimi apo refuzimi. Nëse do ishte ndryshe sot në vend të shpifjeve të mediave pranë qeverisë do duhej të kishim një padi nga ana e policisë për kundërshtim të saj gjatë ushtrimit të detyrës. Por në vend të akuzës kemi shpifjen, sepse e para kërkon prova ndërsa e dyta vetëm leket e atyre që e sponsorizojnë", shkruan Shkëlzen Berisha.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiku: 08/06/2020 15:42

    Ta marreah nga ana teknike eshte shkelje normale te shkosh ne komisjon ke me qindra shofera me shkelje te qarkullimit rrugor

    Përgjigju
  • Fu*k rilindja: 08/06/2020 14:10

    Sondazhit I Endri k....

    Përgjigju
  • TEGU: 07/06/2020 23:19

    O Shkerdhen Berisha Kina ta befte Lirine e pak e ke.

    Përgjigju
  • Berti ny: 07/06/2020 21:46

    Zenit s plas per patent lek boll gra boll as ermalit po ashtu ju qe cdo gja e lidhni me saliun ka rrushi ka..bashk me erion braqen as mistec berati

    Përgjigju
  • Populli: 07/06/2020 21:23

    ca pret populli ca bejne keta..

    Përgjigju
    • Qytetari: 07/06/2020 22:30

      Eh o popull kete them dhe une.....

  • Qytetari: 07/06/2020 20:36

    Pikerisht kjo eshte arsyeja pse e votuam ne 2013 Rilindjen, qe te ndeshkonte korrupsionin dhe krimin! Edhe pse me shume vonese, lufta e ashper ne front te gjera ka nisur. Krimi dhe Korrupsioni po marrin grushta dermonjes. Edi Rama dhe Rilindja eshte plotesisht e vendosur te luftoj deri ne pikun e fundit te gjakut per zhdukjen e korrupsionit. Pika ne per keta plehra qe kemi ne krye, pika ne per keta ndryresira te korruptuar qe i morri prej hundesh amb. amerikane! Zhgenjim me te madh prej politikaneve sesa nga PS dhe Rilindja ky popull nuk ka pare, flas per ate si une qe kemi votur dhe shpresuar. Votuam per Shqiperine qe te behej nje vend i drejte dhe me mireqenie te rritur jo qe te behej administrata vend per kriminelet. Jo qe te mbushej parlamenti me krim. Jo qe te behej Rama, Gjiknuri, Balla e dreqi me te bir agallaret e rinj shqiptare me leket, taksat, dhe pasurine publike. Shihni te nderuar cfare behet ne Hipoteken e Vlores, ajo eshte treguesi sesi pushteti krimina e degranon shtetin. Ne Hipoteken e Vlores kushdo mund te shohin fytyren kriminale te piktorit te 'kuruar' Edi Rama. Dhe rri populli i shkrete dhe degjon lajme mjerane qe Shkelzenit i paskan hequr patenten se ka ecur me 120km/h. Kesaj i thone venie drejtesie, heqje patentes se eci me 120km/h. Ps. Nuk kam asnje kundeshtim per masat administative qe jep Polica Rrugore, perkundrazi i pergezoj!

    Përgjigju
  • A. N.: 07/06/2020 17:34

    Kujtdo qe ka patente dhe makine mund ti ndodhi te tejkaloje normat. Nuk kuptoj cfare perfiton Brace qe fryhet si gjel? Mos valle kujton se na e mbush mendjen qe ligji po funksionon per te gjithe njelloj me dy gjobitje sporadike?

    Përgjigju
  • Kush me thote?: 07/06/2020 17:04

    A ka me shkerdhata se keta dy?

    Përgjigju
    • Blom: 07/06/2020 18:18

      Njeri super shkerdhat e tjetri super servil. Eshte Çim peka

  • Hasan Pordha: 07/06/2020 14:37

    Te dy nuk e kane problem gjoben sidomos Ermal Mamaqi qe rropi xhepat e shqiptareve me filmin I love Tropoja.

    Përgjigju
    • Torikeqi: 07/06/2020 17:24

      Ai film ka dal falimentim me kohe. As 5% e shqiptareve nuk e kane pare ate film te degjeneruar dhe pacavure.

  • Cubi: 07/06/2020 13:02

    Cfar Jan keta??!??????????? Tu hiqet qe cke me te. Po me vjen keq se mos e peson polici i shkret,se keshtu behet se ka qen sa te duash qe vazhdojn tju sherbejn. Ti hiqet e te veprohet si gjith te tjeret sic e do rregulli. Nuk e kan cliruar keta shqiperin.

    Përgjigju
  • vjosa: 07/06/2020 12:47

    SA MIRE JA PASKAN BERE KETIJ QELBANIKUT TE SALIUT ,,,TA KISHIT ARRESTUAR FARE QENIN,,,AI BASHKE ME BABAIN E VET KANE VJEDHUR MILIARDA NE SHQIPERI DHE KANE VRARE ME QINDRA SHQIPTARE,,,BUKEN E GOJES TE FUKARAIT....KURSE MAMAQIT FALJANI SE NUK ESHTE I KEQ...

    Përgjigju
  • Bieni: 07/06/2020 12:24

    Te dy pede jane.......

    Përgjigju
  • Ari: 07/06/2020 12:00

    Ky eshte lajm...apo reklame. Mendoj rekalme. Se lajm do ishte per turp

    Përgjigju
  • sapa: 07/06/2020 11:48

    Ja u japin prape.Eshte vendi i hajduteve dhe te korruptuarve qe nuk do ndryshoje kurre te pakten kete shekull jo!Krenare te jene ata qe nuk jetojne ne ate vend dhe krenare ata qe do ikin!Aresyeja eshte e njohur tashme:ky vend nuk behet KURRE!

    Përgjigju
  • Poni: 07/06/2020 11:42

    Po eshte komision me bo*e ja con 6 muaj bllokimin,po jane legena bythlepirsa 1 muaj,te shohim

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 07/06/2020 11:35

    Kur do ta mbledhё Komisionin Parlamentar z. Balla? Tё shohim pak spektakёl, ku tё thirren pёr shpjegime e sqarime Shefi i Policisё Rrugore z. Ledian Kerka, si procedues i shkeljes nё bazё tё Kodit Rrugor (qё ёshtё aty qёkur kanё lindur e marrё patentё pinjollёt e politikanёve...), dhe z. Shkёlzen Berisha, si shkelёs i radhёs i Kodit Rrugor. Mbase i jep njё shpresё "tё gjorit" t'ia hedhё edhe kёsaj ... Pastaj, Mamaqi do tё pёrgatisё bashkё me Shkёlzenin njё emision spektakolar, plot ironi, ashtu siç di ai. I cili mё tej do mund tё "ngrihet" nё njё skenar pёr film, e xhirime pa maska kёsaj here, pёr tё provuar (me lejen e marrё nё Polici pёr realizim Filmi Artistik pёrjetёsues ...) se si mund tё bёhen 431Km nga Kёlcyra nё Viçidol nё vetёm 2 orё.

    Përgjigju
  • Sul Kerthiza: 07/06/2020 11:33

    Pupu sa gjynaf a ju hiqet patenta ketyne te dyve,keta jane per buken e gojes,boll patme halle tjera tash duhet me hy borxh e me ju xjerr patenten ketyne te dy fakirave.

    Përgjigju
  • Lol: 07/06/2020 11:14

    Kur do shofim pas hekurave kriminelet e viteve 90?

    Përgjigju
  • Tiku: 07/06/2020 11:10

    Kush do bast qe nuk do u hiqet asnje dite ? Hallexhinjve ua heqin 6 muaj deri ne 1 vit per shpejtesi .ligji ne Shqiperi eshte per te dobetit. Ermal Mamaqi i beri gjithe ate emisiom Rames

    Përgjigju
  • Piku: 07/06/2020 11:08

    Gjera qe ndodhin. Kujtdo i ka ndodhur te ece me 110 apo 120 km/h ne ate rruge.

    Përgjigju
  • Normale: 07/06/2020 10:56

    Menyra e sjelles... e’ka babin te fort prandaj ka kundershtuar.

    Përgjigju
  • Aristidh: 07/06/2020 10:33

    Na plasi palla ne per kta dy rrugaçe! Futini brenda te dy njeri per gerdecin tjetri per evazion fiskal

    Përgjigju
    • Adela: 07/06/2020 19:29

      Mamaqi nuk i paguan tatimet, thone qe as sigurimet e punetoreve spaguan

  • Grejsi: 07/06/2020 09:56

    Na pla..... tra...... se ju hoq patenta dy fytyrave qe sna hyjne ne pune fareeeeeeee

    Përgjigju
  • VISI: 07/06/2020 09:50

    FUTENI BRENDA SHKERDHATEN QELBANIKU I BEN KARSHILLEK LIGJIT NE BURG PALAÇON

    Përgjigju
  • Opl: 07/06/2020 09:30

    Bravo, bir i babës, për këto të dalësh në komision! Se për 26 të vrarët e Gërdecit ka kohë, presin të vdekurit...

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/06/2020 09:24

    Baj gat qe shtypin njerëz dhe pastaj fshihen nepermjet parave!

    Përgjigju
    • Alb: 07/06/2020 15:20

      Fix, ashu ja hodhi prapanices edhe djali I g. Ruçit

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit