Po futeshin kontrabandë, Dogana në Durrës sekuestron 110 mijë euro dhe 545 telefona

Policia Kufitare e Portit të Durrësit, ka zbuluar një rast të kontrabandës.

Mëngjesin e sotëm Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues Ilir Ferrunaj 41 vjeç, lindur dhe banues në  Vlorë, dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 545 telefona celular pa faturë shoqëruese si dhe një sasi rrobash. Gjatë kontrollit të imtësishëm janë zbuluar edhe 110 mijë euro.

Autobuzi kishte ardhur nga Italia dhe po transportonte mallra të cilat nuk justifikoheshin me një faturë përkatëse. Për veprime të mëtejshme janë njoftuar shërbimet e DVP Durrës.

 

 

I.K./Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rihapet çështja Gërdeci, a mendoni se do të bëhet drejtësi për këtë tragjedi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, GJKKO nuk pranon ndryshimin  e  masave, lë në qeli 8 ish zyrtarët e ministrisë së Brendshme