'Po kërcenin deri në momentin e aksidentit', i mbijetuari nga Tropoja flet nga spitali në Kroaci: Theva xhamat që të nxirrja sa më shumë persona të gjallë

'Çdo gjë po shkonte shumë bukur, disa nga personat që humbën jetën po kërcenin e po dëfrenin nga gëzimi i madh, deri në momentin fatal të aksidentit'. Kështu e përshkruan Ilirjan Hoti, një nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci, rrugëtimin me autobus nga Gjermania deri në momentin e aksidentit tragjik, ku ai me pikëllim kujton ndodhinë e rëndë.

Ilirjan Hoti, nga Tropoja, ka folur ekskluzivisht për Report Tv nga spitali në Koraci ku dhe po kurohet, se ai ishte ulur në vendin e parë dhe se në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ka qenë duke fjetur dhe ka përfunduar jashtë autobusit, por nuk e di se në çfarë mënyre. Në ato momente, rrëfen më tej ai, ka thyer xhamat e autobusit dhe është përpjekur që të shpëtojë sa më shumë jetë.

Hoti tha se 9 nga viktimat kanë qenë në katin e parë të autobusit, ndërkohë që vetëm një grua ka humbur jetën në katin e dyte. Sipas tij të gjithë pasagjerët kanë ndërruar jetë në vend në momentin e aksidentit.

'Jam i mërzitur i shqetësuar për ato që humbën jetën jemi të plagosur 40 e ca persona, unë nuk jam aq keq e kam kaluar rrezikun. Kam marrë disa plagë të lehta të kalueshme. Udhëtimi nga Franfurtit ka qenë i mirë, deri në aksidenti tragjik ato që kanë të vdekur kanë bërë edhe disa video duke kënduar e kërcyer një gëzim shumë i madh. Kemi ardhur shumë mirë deri në atë moment fatal për jetën e atyre e personave dhe për të plagosurit.

Në momentet e fundit që jam gjendur jashtë autobusit kam qenë në vend të parë i shtrirë dhe kam qenë duke fjetur dhe kam dal jashtë nuk e di se në çfarë mënyrë sapo kam dalë jashtë kam thyer xhamat e sipërme që të dalin udhëtarët që ishin në katin e dytë. Kam thyer xhamin e parë, që të shpëtoja sa më shumë njerëz. Të gjithë kanë qenë në katin e parë dhe vetëm një grua ka qenë në katin e dytë. Ato që kemi nxjerrë nga bus nuk ka vdekur asnjë njeri, ndërkohë të vdekurit kanë ndërruar jetë në vend sepse ishin zënë poshtë. '-tha Hoti.

Më tej ai thotë se linja me të cilën udhëtonte ishte shumë korrekte, dhe se të dy shoferët ishin shumë të mirë.

'Unë i kam njohur të dy shoferët dhe ishte kënaqësi të udhëtoja me ta. Kanë qenë ndër shoferët më të mirë. Ka qenë e gjitha momentale.'- tha ai.

Hoti tha se momentalisht janë dy pacientë në gjendje të rëndë.

'Momentalisht janë dy pacientë që janë në gjendje më të rëndë, por lutem që të shërohen edhe ato. Unë pres vendimin e mjekëve, se kur do të dal nga spitali.'- tha Hoti.

Dhjetë shqiptarë humbën dje jetën në Kroaci nga aksidenti tragjik pas daljes nga rruga të autobusit me të cilin po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë. Shoferi e pranoi fajin duke deklaruar se për një moment e zuri gjumi mbi timon, çka solli edhe daljen nga rruga të autobusit. 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pashuku: 26/07/2021 19:39

    Kercenin dhe kendonin!! Kjo ndalohet me ligj se shperqendron shoferin. Po sa kercenin Le te shkonin te kontrollonin shoferin a po flinte! Shoferet shqiotare jane te vecant. Ose flen ose bejn muhabet ne timon. Isha ne nje furgon Durres Tirane dhe shoferi ishte me shpejtesi Por edhe bente muhabet duke kthyer koken. I thashe Ka mundesirl mos flasesh se mund te bejm aksident. Pasi beri nje justifikim idiot se nuk na gjente gje pushoi se beri muhabet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale