Po hynin që të vidhnin një shtëpi në Elbasan, arrestohen 5 të rinjtë! U zbulohen edhe vjedhjet e tjera

Po hynin që të vidhnin një shtëpi në Elbasan, arrestohen 5 të rinjtë! U zbulohen edhe vjedhjet e tjera

Foto ilustruese

ELBASAN- Banesa e P. S., në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan është e fundit që ka rënë pre e vjedhjes nga një grup të rinj që ishin kthyer në makth të banorëve të asaj zonë.

Ky grup, i përbërë të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç ka rënë në prangat e policisë, teksa po tentonin që të vidhnin banesën e P.S.. Për pasojë ato u arrestuan nga policia, ndërkohë u zbulua se ishin autor edhe të vjedhjes së 4 banesave dhe lokaleve në këtë zonë. Si rezultat i operacionin të quajtur “Banesa e fundit” në pranga kanë rënë L. Ll., 33 vjeç, B. M., 19 vjeç, I. T., 19 vjeç, E. B. 18 vjeç dhe B. Rr., 18 vjeç, banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të B. Rr., me të cilin këta shtetas kryenin vjedhjet, si dhe një mjet prerës thikë.   Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës