Po kalonte pushimet në Shqipëri, mbytet polaku në plazhin e Durrësit

DURRËS- Pushimet në bregdetin e Durrësit, 68-vjeçarit nga Polonia iu kthyen në tragjedi. Ndërsa ishte futur për tu larë, polaku i identifikuar me inicialet J.B. është mbytur në det.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç”, njofton Policia.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Gazetari i familjes Berisha sulmon Bashën për dosjen 'Toyota Yaris': Ke 8 thirrje nga prokuroria belge, pse nuk shkon të dëshmosh? Je gjobëvënës