E rëndë në Lezhë/ Po kalonte urën pa parmakë, 86 vjeçarja humb ekuilibrin dhe bie në lumë! Ishte ndërtuar nga banorët provizorisht

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkopet të Kurbinit ku një grua e moshuar teksa po kalonte një urë me dërrasa të improvuar nga banorët ka humbur ekuilibrin duke rënë në lum dhe humbur jetën.

Ura pasarele, në afërsi të tunelit të Shkopetit, nuk kishte parmakë anësore dhe ishte ndërtuar nga vetë banorët, pasi ishte shembur vite më parë.

Duket që e moshuara, 86-vjeçarja Dave Gjeçi ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar.

"Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi sot policia e Lezhës.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, Mete në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor: Të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare

Mali i Zi, Mete në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor: Të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare