Gra e fëmijë! Në Kapshticë pala jonë kthen shqiptarët sërish në Greqi! Në Kakavijë lejohen, ja ç'duhet të plotësoni

Pasditen e sotme pala jonë në doganën e Kapshticës, ndryshe nga paraditja nuk ka lejuar që të futen në atdhe rreth 70 shqiptarë mes tyre gra dhe fëmijë, pasi nuk kishin aplikuar më parë në konsullatë për të vendosur në dijeni lidhur me kthimin në vendlindje. Përballë kësaj situate pala greke i ka lejuar që të rikthehen sërish në vendet e tyre të punës.

Ndërkohë që në Kakavijë, pas disa orësh pritje, dogana i ka lejuar që të futen rreth 170 shqiptarë. Pra problemi ishte i njëjtë si në rastin e Kapshticës, por në Korçë shqiptarët u kthyen pas nga dogana jonë, ndërsa në Gjirokastër u lanë që të futen. 'Kam dy orë që pres, nga pala greke nuk na kontrolluan, ndërsa këtu te dogana jonë po" tha një qytetar. Pasi u kontrolluan dhe iu morën të dhënat personale për t'i monitoruar më pas nëse po zbatojnë vetëkarantinimin, policia organizoi transportin e tyre në qytetet e lindjes

Shqipëria po përballet me këtë problem të ri, që lidhet me shqiptarët që duan të kthehen nga Greqia në atdhe, pasi Athina zyrtare ka mbyllur kufijtë në hyrje, por jo në dalje. Ambasada greke në Tiranë njoftoi sot se shqiptarët që duan të kthehen nuk do të pengohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe u kalon afati 90 ditor i qëndrimit nuk do të gjobiten.

Për t'u riatdhesuar, sipas autoriteteve shqiptare, emigrantët, por edhe pjesa tjetër që duan të kthehen më parë duhet të dorëzojnë një formular në konsullatë me të dhënat, që më pas i përcillen në Shqipëri ministrisë së Shëndetësisë dhe të Brendshme për të kontrolluar më pas qëndrimin e detyrueshëm në karantinë 14 ditë. Por pjesa dërrmuese e shqiptarëve që kthehen nuk e zbatojnë këtë procedurë për të kontaktuar konsullatën duke sjellë ngërçin në doganë.

Shqiptarët e bllokuar në doganën e palës sonë në Kakavijë

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik