Festa kombëtare greke, ceremoni në Këlcyre e Bularat! Dule: Vrasja e Kacifas duhet të zbardhet nga drejtësia shqiptare! Vajzës që mbante flamurin shqiptar i bie të fikët (VIDEO)

GJIROKASTËR- Festa Kombëtare e Greqisë, e njohur si festa e JO-së u përkujtua në Manastirin e Këlcyrës dhe në fshatin Bularat. Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të qeverise greke.  Gjatë ceremonisë, zv.ministri grek shprehu mbështetje ndaj minoritetit grek në jug të Shqipërisë.

"Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë vend të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm. Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë", tha Vlasis.

Nga ana tjetër politikani Vangjel Dule ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së Kostandino Kacifas, si detyrim ligjor dhe moral i shtetit shqiptar.

"Kjo është një kërkesë e vetëkuptueshme që presupuzohet që jepet për këdo dhe në çdo rast, është kërkesë e parlamentit Europian dhe një kërkesë morale dhe Humane. Duhet që sa më parë të përmbyllen procedurat dhe të jepet një përgjigje e qartë dhe e vërtetë", tha Dule.

Një grup i vogël nga shoqatat patriotike demonstruan me flamurin kombëtar dhe të UCK-së tek “Ura e Leklit” teksa kalonte eskorta e zv/ministrit grek.  Gjithsesi ceremonia e "Jo-së" greke në tokën shqiptare e qetë, përveç një incidenti të vogël ku vajzës që mbante flamurin shqiptar i ra të fikët. Shkaqet nuk dihen, por fatmirësisht mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardanus: 01/11/2020 00:46

    Dule, mule ti cka mendon se kasht ham neve !!! Politik Miloseviqi dhe naziste ka MICOQAQAI por nuk do ja dal me Arbëroret dhe ato varreza merrni nga aty e coni ne rot sames

    Përgjigju
  • Iliret pasardhes te Pellazgeve.: 29/10/2020 15:51

    Dule dule, mule mule...! Mule ne ju themi kerricave si dulja! Dulen ka ardhur kohe ta ngarkojme me samar e dru dhe ti hyjme ne hu se e ka mbushur kupen duke ngrene buken e Shqiperise dhe duke bere politiken e greqise...!

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 28/10/2020 20:24

    Ikni zhdukuni greker,nuk keni vend ne shqiperi,festen festojeni ne vendin tuaj .posht greqia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve