Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë tek këmbimi valutor në Korçë.
Një 31-vjeçare cila drejtonte mjetin 'Tip Benz' teksa ishte duke parkuar i ka dhënë gaz automjetit duke përfunduar mbi trotuar.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili ishte duke kaluar në trotuar dhe ka pësuar dëmtime të shumta në këmbë. I lënduari po transportohet drejt spitalit ushtarak, për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë.
Ai është transportuar drejt Spitalit Ushtarak, për shkak të dëmtimeve të shumta. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.
'Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip "Benz" të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.
Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.'- njofton policia.
Foto nga vendi i ngjarjes
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1299
Lajme të tjera
-
Goditi me grushte e sende të forta 3 të rinj, arrestohet 26-vjeçari
22 Prill, 13:21
-
Bora në Korçë, e hapur rruga që të çon në fshatin Panarit
22 Prill, 11:20
-
Njëri rreh kunatën, tjetri vëllanë, e pësojnë dy 52 vjeçarët në Korçë
21 Prill, 15:38
-
I dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm, arrestohet 20 vjeçari në Korçë
21 Prill, 15:32
-
Korça përfshihet nja reshje të shumta shiu! Prezencë mjegulle në Qafë-Thanë
21 Prill, 11:54
-
10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij
20 Prill, 17:25
-
Pogradec/ Peshkatari kap koranin mbi 13 kg në Ohër e shet për 20 mijë lekë: S’kisha kapur kurrë kaq të madh
20 Prill, 14:20
-
Korçë, bora zbardh Dardhën në prill, fshati turistik mirëpret pushuesit
20 Prill, 10:44
-
Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!
19 Prill, 16:11
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58
-
Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg
19 Prill, 14:04
-
Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular
19 Prill, 11:34