'Po përgatitemi për marshim'! Budina: Burreli është në jetën time, këtu kam bërë zborin

Nga Burreli, ku vijoi mbledhjen e firmave bashkë me grupin e artistëve për rindërtimin e Teatrit aty ku ishte, sikur ishte, regjisori Robert Budina paralajmëroi një protestë në bulevard para Kryeministrisë.

"Jemi duke u përgatitur për të bërë një marshim madhështor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që për herë të parë shqiptari të dalë për të drejtën e tij pa organizim partiak.

Ne tani të jemi të gjithë bashkë, më mbrapa kur të vijnë kushtet normale cdo parti ka mendimin e vet dhe rrugën e vet për të kërkuar pushtetin" tha Robert Budina.

Ndërkohë që Edmond Budina tha se Burreli është në jetën e tij, pasi shumë vite më parë ka bërë 5 muaj zbor.

"Burreli është jetën time, sepse këtu kam bërë 5 muaj zbor në vitin '75 dhe në këtë teatër kam luajtur disa herë. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një sistem drejtësie, vite të tëra pa gjykatë Kushtetuese, një parlament ilegjitim" tha ai.

Prej disa ditësh Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur në disa qytete për të mbledhur firma për peticionin që kanë nisur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 27/05/2020 07:23

    Keto po "mbrojne" teatrin,bravo,kur teatri u shemb.Te pakten te nderrojne emrin.Problemi eshte se keta ,pse nuk dalin hapur,si formacion politik i suportuar nga Pd-ja dhe tani nga Likja.Budinat,idioti Liçaj,kane nje enderr,te behen deputet.

    Përgjigju
  • Tosi: 26/05/2020 21:19

    Keta spurdhjaket hajdute , vellezerit Budina, mjerane pa perkrahje ne asnje qytet paskan ndermend te bejne marshimin fashist mbi Rome ne kujtim te Benitto Musolinit.

    Përgjigju
    • Ku: 27/05/2020 03:13

      Vazhdu prap bej zbor hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit