Fier- Po piqnin qingjin në hell, u merr flakë lokali pranë komisariatit të policisë (VIDEO)

FIER- Një zjarr ka përfshirë një lokal në pronësit të A.T. në lagjen 1 Maji në afërsi në afërsi të komisariatit të policisë. Flakët janë përhapur pas një incidenti gjatë pjekjes në hell të një qingjit ndërsa nga vatra e zjarrit rrezikohej edhe një dyqan mishi në afërsi të lokalit të përfshirë nga flakët.

Forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur në vendngjarje kanë arritur të lokalizojnë flakët e zjarrit duke bërë të mundur edhe shuarjen e tyre.

Nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ndërsa policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

1576143714_lokalifier.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/12/2019 13:11

    I zuri haka e krijeses së gjore , bajga që duan të hanë mish, mish dhe vetem mish. Të fryhen me mish e raki!

    Përgjigju
  • haha..: 12/12/2019 13:03

    ...hahahahah...ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet