Po pushonte në plazh, dy persona të maskuar qëllojnë me armë një shqiptar në Itali (VIDEO)

ITALI- Me maska dhe armë, dy persona qëllojnë me armë një shqiptar në Itali  

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në plazhin eTorvaianica, në Itali. Sipas informacioneve nga mediat italiane, dy burra, me fytyrë të mbuluar dhe të armatosur me armë, mbërritën me skuter rreth orës 10.30 dhe hynë në plazh duke qëlluar në drejtim të një shqiptari, duke e plagosur atë.

Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me precedentë penalë. Ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shqiptari i plagosur në plazh në Itali

Helikopteri i urgjencës duke marrë shqiptarin e plagosur në plazh

Helikopteri i urgjencës duke marrë shqiptarin e plagosur në plazh

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet