U kapën me 6 kg kanabis në makinë, pranga 3 të rinjve në Librazhd

U kapën me 6 kg kanabis në makinë, pranga 3 të rinjve në Librazhd

Foto ilustruese

Tre persona u arrestuan pasi u kapën në makinë e tyre duke transportuar 6 kg kanabis. Tre të rinjtë nga Durrësi, u ndaluan në fshatin Stëblevë,Librazhd pasi në mjetin e tyre tip 'Nisan' u gjetën dhe sekuestruan 6 kg lëndë narkotike kanabis.

Në pranga ranë A.B., 31 vjeç,  Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, gjatë operacionit të koduar "Stëbleva".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan droga, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet