Po transportonin 4 marokenë nga Lindja e Mesme për në Malin e Zi, dy në pranga në Shkodër

Po transportonin 4 marokenë nga Lindja e Mesme për në Malin e Zi, dy në pranga në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët po transportonin 4 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.

Të arrestuarit janë Gentian Ndrecaj, 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe si dhe Vera Ymeraj, 53 vjeçe, banuese në Shkodër.

Blutë bëjnë me dije se në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, ata u kapën në automjetin që drejtohej nga Vera Ymeraj, me të cilin po transportonin 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

Nga veprimet e para hetimore, bëhet me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni policor "Golemi", zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në pranga dy shtetas, të cilët transportonin 4 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informaconeve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

 V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në