Me 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! ‘Kyç’ gojën para hetuesve, droga në treg me vlerë gjysmë milioni euro! Në kërkim bashkëpunëtori

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar heroinë me makinën e tij, ndërsa në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tij. Armando Papa u arrestuar nga uniformat blu teksa transportonte 41 kg e 700 gram heroinë me makinën e tij në drejtim të Rinasit.

Papa është ndaluar nga policia për kontroll në rrethrrotullimin e aeroportit dhe në bagazhin e makinës i është gjetur e fshehur lënda narkotike e ndarë në 62 pako, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës. Papa është banues në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Armando Papa ka kyçur gojën para hetuesve gjatë dëshmisë së marrjes në pyetje. I riu nuk ka treguar asgjë mbi bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe as destinacionit për ku ishte nisur për të dërguar lëndën narkotike. Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro në treg, nëse do të ishte shitur.

Burime nga policia bëjnë me dije se origjina e lëndës narkotike dyshohet se ishte nga Turqia. Armando Papa rezulton me precedente të tjera penale në fushën e drogës dhe jo vetëm. Bashkëpunëtori i tij, i shpallur në kërkim me iniciale R.G. me origjinë nga Sukthi ka qenë në një tjetër makinë gjatë momentit të ndërhyrjes për arrestimin dhe ka mundur të largohet.

Policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor dyshon se heroina ishte gati për tu shitur në treg, kryesisht në Tiranë, pasi kohët e fundit në kryeqytet është shtuar ndjeshëm përdorimi i heroinës.

Heroina e sekuestruar

 

Armando Papa

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/04/2023 01:04

    Ketij ja paskan bere fytyren /bardhe e blu/,por si ju kaloi nen hunde heroina e ardhur nga Turqia ?! Diku ne ndonje pike kufitare paskemi disa /molle te krimbura/!

    Përgjigju
    • Fake fake: 02/04/2023 12:34

      Shyqyr na e the ti menyren se paskan ngel per mendimin tat shum e zgjuar je shko ke i ven pune tlir se do besh namin po ik mi shif punt tuja

  • Roni: 01/04/2023 21:25

    Vrasjen e Ar Lazarenit dhe Maks Hasanit nga Berati e urdheroi Dashi nga burgu se ishte mrena per vrasjen e Rudit

    Përgjigju
    • bandat: 01/04/2023 21:47

      po ke te drejte e ka vra shpetimi me indrit farkukun dhe ato u denun nga 25 vjet dolen ne 97. pastaj dashi me timin vrane bolin per pune lekesh te nje grabitje dhe eldion elezin qe per hir te vertetes i thane ik brenda te vipi dhe nuk iku dhe e keputen poshte ne makine

  • Roni Shijakut e Gzimi: 01/04/2023 20:25

    O police kini 24 ore me me kthi drogen, e te gjithe jo vetem aq sa kini nxjerr ne lajm.

    Përgjigju
  • Roni: 01/04/2023 20:05

    Dash Gjini esht gjall dhe po te mos kishte vrare Rudin sot do ishte ma i respektumi ne elbasan, kur dilte gjith kto te fortit e momentit mbylleshin mrena nga frika Dashit, vetem Gim Qorri dhe Land Kila kishin guximin me u perball me Dashin

    Përgjigju
    • dashi: 01/04/2023 20:42

      nuk ka vra vec rudin ka vra dhe maks hasanin me gangon e beratit mesusin e altin dardhes pastaj ka vra indrit farukun nje nga personat me te rrezikshem te vitevene 92-97 autorit i disa vrasjeve dhe grabitjeve te cilin e kishte shok te ngushte, bashke me bolin se keshtu i therisnin indritit ka vra dhe elidon elezin ose elidonin e parukut nga eksponentet kriminal me ne ze ne tirane! vrasja eshte kryer ne bllok tirane ku gjendet sot qendra estetike daliha mbasi doli nga lokal vip me i famshmi i viteve 92-99 ku shkonte gjithe bota krimit

  • Fufajt skane buke me hanger: 01/04/2023 19:01

    Rilindja kundra LSI e Gezim Celes. Tash po e rrasin ne burg edhe nje here e mire Gzimin. Sa per fuft, ata skan buk me hanger. Nja 2-3 kokrra kane dicka, tjeret leshin. Nokajt i kane marre para e keta hic.

    Përgjigju
  • cela: 01/04/2023 14:04

    gezim e kujtim cela cunat me te mire e me trima leni kalamoj jo vis martini jo durim bami! gezim cela nik fufi viktor skeja agustin gjinj etj koka krimi! niveli met hases jar hases lul berishes tit gjepalit viktor ymerit did camit dash gjinjt e shume te tjerve

    Përgjigju
    • Per " esht mirditor": 01/04/2023 19:49

      Jam dakord me ty po edhe shumica e emrave qe permendin shumica Jo gjithe ne komente Jane me origjine mirditor

    • arkitekti: 01/04/2023 19:30

      O parazita interneti mos rrini duke permend emra lart e poshte se do ua gjejne ip e internetit e do iu bejne te derdhni lot. Cdo lajm te njejtet persona komentoni jo laci jo mirdita jo ky jo ai

    • eshte mirditor: 01/04/2023 18:24

      ben kacorri eshte mirditor ska ndjet ne lac

    • Lacjan: 01/04/2023 17:05

      Keto qe permende me perjashtim te gezim celes nuk jetojne me, por Kurbini ka plot emra, ndoshta fisi me I Fort esht fisi Fufi sepse nuk ka pesuar asnje humbje kane patur konflikte dhe ndryshe nga fiset e tjera nuk kane pesuar asnje humbje

    • O cela: 01/04/2023 16:32

      Viktor skeja ka cof ka vite qe nuk jeto ma

    • Per fushekuqaxhiun: 01/04/2023 15:46

      Te gjith ato qe permende Jane nder me te fuqishmit por me te fortin nuk e permende.. mikun e familjes te vis martinit " Ben Kacorri"

    • Fushekuqaxhi: 01/04/2023 15:18

      Flasim per koka kurbini, si per leke si per potence " nik fufi, mond fufi,viktor dhe arjan ndoci, gezim cela, viktor skeja,astrit bushi, jetmir llani,

  • Fushe kuqe: 01/04/2023 12:12

    Do jete ndonje ushtar i Vis Martini

    Përgjigju
    • O lomi: 01/04/2023 13:44

      Po gzimi ska vdek gje qe thu 1 her e 1 koh,trap me zile

    • Po bufi po: 01/04/2023 12:58

      Gezim cela na ishte nje here e nje kohe

    • po bufi po: 01/04/2023 12:26

      e din ene bufi maj pemes q asht i gzim celes..sdo shum tru me ba lidjjet

  • Arbërori: 01/04/2023 11:31

    Bashkpuntorin e gjeni në ministret e Edvin shkjaut shqipfolës. Policia ka kap vet shoferin e gjor që nuk ka lidhje me drogen. Arresimi është vetëm sa për të thën se e kapem ….

    Përgjigju
    • Per lacjanin: 12/09/2023 22:29

      Kush fuf ska humje FUFVE JU KAN VRA FATMIR HAKLAJ 1 KOT SE DESHE VRA NJI ME MBIEMER jaha ENE 2 I VRAU AJO GOCA 13 VJECE BEJN 3 ER KAR MASHKULL ENE ME QITO SKAN MARRE HAK ER KAR plus Si I KAN PLAGOS NJA 2 VETE FATMIR RECI NE LAC 2007

    • Skadar: 01/04/2023 12:59

      Jebi ga!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA