Po transportonin drejt Tiranës 14 emigrantë të paligjshëm me qëllim përfitimi, kapen 6 të rinj

Po transportonin drejt Tiranës 14 emigrantë të paligjshëm me qëllim përfitimi, kapen 6 të rinj

Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër. Këta persona janë kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Të rinjtë po u jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të përfituar para. Ata u kanë premtuar emigrantëve se do t'i dërgonin drejt vendeve të BE-së.

Konkretisht janë kapur:

 • 21 vjeçari me iniciale, F. M., banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Volksëagen" dy emigrantë të paligjshëm.

 • 20 vjeçari me iniciale A. B., banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip "Volvo" tre emigrantë të paligjshëm, ku 20 vjeçari B. D., (drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.

• F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip "Benz", pesë emigrantë të paligjshëm.

• M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Opel", katër emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet