Lezhë/ Po transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, në pranga 2 persona (VIDEO)

TIRANË- Dy persona u arrestuan pasi po tentonin të trafikonin drejt Malit të Zi dy bomba me telekomandë. Operacioni policor i koduar "Distanca" u finalizua pasditen e së mërkurës dhe në pranga u vunë Erol Çiçi 33-vjeç dhe Maringlen Gruda 30-vjeç që të dy banues në Durrës, të dënuar me parë për vjedhje dhe trafikim narkotikesh.

Këta dy persona u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", në hyrje të qytetit të Lezhës dhe kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e Maringlen Grudës janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Specialistet për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë kishte marrë informacion për veprimtarinë e këtyre të rinjve dhe prej 1 muaj ishin vënë në vëzhgim dhe ndjekur me metoda proaktive. Dyshimet e Policisë janë se të ndaluarit janë vetëm transportues të bombave me telekomandë dhe vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e  personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore në ngarkim të dy të ndaluarve do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim. Kjo është e disata herë që  persona me bomba me telekomandë kapen në zonën e Lezhës gjatë tre viteve të fundit, por në asnjë rast nuk është gjetur baza e prodhimit të tyre dhe as porositësit të cilët i blejnë kundrejt shumave të ndryshme parash.

Bombat e sekuestruara

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dod doda: 03/12/2020 10:02

    kjo qe ka bere policia ose me sakte klodian shahini(shefi i droges dhe trafiqeve ne lezhe i cili dihet boterisht qe eshte turor i parcelave te kanabisit ne mirdite dhe lezhe)eshte veper penale... kane gjet dy te lodhur qe skane buke te hane dhe i kane futur spiunin qe te sjelli dy bomba(cope tritoli me dy tela kryq dhe nje celular 10mij lekesh)deri ne lezhe , me demek bo bejne trafik per ne mal te zi nderkohe qe dhe pleqt e plakat e dine qe nga mali zi furnizohet me bomba e arme gjithe europa. me kte marifet klod shahini justifikon rrogen ne shtet nderkohe qe nga ana tjeter ja fut me top kanabisit dhe e bukura eshte se e dine dhe eproret e vet por nuk veprojne dot se ky polici mbeshtetet nga krimi organizuar ne lezhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin