Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Foto ilustruese

VLORË- Një 22-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. 22-vjeçari, S. P. është ndaluar në zonën e quajtur "Ura e Orikumit" dhe po i transportonte emigrantët me një mjet tip “Ford”.

Ndërkohë është shpallur edhe në kërkim bashkëpunëtori i tij, A. J., 23 vjeç. Të dy të rinjtë iu kishin premtuar emigrantëve kalim drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë