Po transportonte 12 sirianë me premtimin për t’i çuar drejt vendeve të BE kundrejt shpërblimit monetar, në pranga 42-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës në zbatim të planit për të “goditur” rastet e transportimit të paligjshme të emigrantëve për kalimin e kufirit, ka vënë në pranga një 42-vjeçar.

Ervin Qemali, po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” në të cilin kishte fshehur 12 sirianë, të cilëve u kishte premtuar se do t’i çonte fillimisht në Kosovë, më pas drejt vendeve që BE, kundrejt shpërblimit monetar.

Policia e Vlorës në afërsi të "Rrethrrotullimit të Orikumit", ka arritur të arrestoi 42-vjeçarin dhe në këtë mënyrë të finalizojë operacionin policor ‘Bypass”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve/ Dritan Dajti shoqërohet sërish me urgjencë drejt spitalit në masa të rrepta sigurie