Një shkencëtare 44-vjeçare ka rënë pre e instiktit vrasës të një prej kafshëve më të egra të natyrës duke u sulmuar dhe gëlltitur e gjallë nga një krokodil gjigand në qendrën ku ajo punonte.
Sipas mediave lokale, mësohet se 44-vjeçarja indoneziane Deasy Tuëo po ushqente një ‘Merry’, krokodil i gjatë më shumë se 5 metra, në laboratorin e kërkimeve të Sulaëesi kur është sulmuar dhe duke u gëlltitur e gjallë nga një zvarranik, transmeton Corriere della Serra.
Disa orë më vonë kolegët e strukturës “CV Yosiki Laboratory” kanë treguar se kishin gjetur pjesë të trupit të shkencëtares në gojë të krokodilit.Mësohet se zvarraniku i rrezikshëm ushqehej çdo ditë me pulë, ton dhe mish dhe në të shkuarën kafsha kishte sulmuar krokodilë të tjerë, por asnjëherë nuk kishte sulmuar njerëz.
Krokodili me anë të një kamion është transportuar nga një qendër tjetër në Bitung, ku do t’i bëhen teste të tjera në stomak. Daily Mail raporton se policia është vënë në kërkim të pronarit të krokodilit, dhë bëhet fjalë për biznesmen japonez i cili hapi ka hapur këtë strukturë kërkimesh .