'Po vret njerëzit me dezinformimin në lidhje me vaksinën e COVID', Facebook i përgjigjet Biden: Po kërkojnë 'kurban' për shkak se s'arritën objektivin e vaksinimit

'Po vret njerëzit me dezinformimin në lidhje me vaksinën e COVID', Facebook i përgjigjet Biden: Po kërkojnë 'kurban' për shkak se s'arritën objektivin e vaksinimit

Mark Zuckerberg dhe Joe Biden

Facebook i është kundërpërgjigjur Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili akuzoi kompaninë se po 'vret njerëz' duke lejuar qarkullimin në platformën e saj dezinformim në lidhje me vaksinën COVID-19.

Një zyrtar i Facebook, tha se Shtëpia e Bardhë po kërkonte 'kurban' për shkak se nuk kishin arritur qëllimin me vaksinimin.

Administrata e Biden shpresonte që 70 për qind e të rriturve amerikanë do të ishin vaksinuar kundër COVID deri në Ditën e Pavarësisë, një qëllim që nuk u arrit.

"Ne nuk do të shpërqendrohemi nga akuzat që nuk mbështeten nga faktet. Më shumë se 3.3 milion amerikanë kanë përdorur platformën tonë për të gjetur se ku do të vaksinohen. Faktet tregojnë se Facebook po ndihmon në shpëtimin e jetës" deklaroi një zëdhënës i Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë