Po zhduket lahuta, instrumenti
i rrallë i muzikës kombëtare

Po zhduket lahuta, instrumenti<br />i rrallë i muzikës kombëtare<br>
Restauratori i drurit Bajram Hyseni, që në moshë të vogël hyri në punë në një zdrukthtari, “Mjeshtrit e drurit”. Ai në rininë e hershme i shikonte dhe vlerësonte si idhuj. Si rezultat i ndryshimeve të sistemit ekonomik në vendin tonë u detyrua të emigronte në Greqi.

Me aftësitë, dashurinë për punën me drurin dhe vullnetin për punën, shpejt e gjeti vetvehen në punë, herë si zdrukthtar marangoz dhe herë si mirëmbajtës riparues të mobiljeve dhe objekteve të tjera të durit; si dyer, tavolina, rafte, etj.

Por atij në sajë të punës dhe njohurive ju hap rruga për punë të përhershme në studio riparim–restaurim druri. Pas qëndrimit në Greqi për periudhën 12 vjeccare është kthyer në Shqipëri dhe jeton në Tiranë. Me kursimet arriti të ndertonte një studio dhe vazhdon punën si restaurator vetëm për objektet prej druri. Janë me qindra dhe mijëra objektet, qe ai ju ka dhënë jetë me punën e tij të përkushtuar dhe me dijenitë profesionale.

Kur i afrojnë për të restauruar objekte të artit arkaik popullor tradicional, ai ndjen një kënaqësi dhe thotë, se “shpeshherë ka ndenjur gjithë natën në vazhdimësi të proceseve, sepse – sicc thotë ai- nuk mundem të ndahem pa i dhanë jetë.”

“Më vjen keq, që ka pak kujdes për objektet e punuara nga të parët tanë. Në Greqi kam parë dhe jam dëshmitar se si objekte të traditës shqiptare popullarizohen, reklamohen dhe botohen si objekte greke”. Para disa ditësh iu afruan për t’i restauruar disa lahuta. Veglat muzikore të lahutës në vendin tonë pothuajse po dalin nga përdorimi i përditshëm, dhe po bëhet objekt i rrallë.

Këtë e themi për ato lahuta që janë punuar (prodhuar) me vjetërsi një shekullore e më shumë. Një shembull me foto të një lahute të ruajtur në kushte të mjerueshme në Malësinë e Lezhës, po e publikojmë këtu. Mbetet vetëm t’i themi urimin: “Të lumtë dora Bajram”. Por ai thotë,se “kjo lahutë më dha kënaqësi. Tregon se ka mbledhur dy-tri lahuta të vjetra dhe me to ka krijuar një minikoleksion.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'