Poeti Laureat 2023, Alda Bardhyli dhe fituesi i parë Rudolf Marku 'përplasen' për Jurinë! Poeti: Nuk njohin veprën e kandidatëve, unë u tërhoqa! Drejtorja e QKLL: E zëvendësova!

Poeti Laureat 2023, Alda Bardhyli dhe fituesi i parë Rudolf Marku 'përplasen' për Jurinë! Poeti: Nuk njohin veprën e kandidatëve, unë u tërhoqa! Drejtorja e QKLL: E zëvendësova!

Rudolf Marku dhe Alda Bardhyli

Përzgjedhja e "Poetit Laureat" për vitin 2023 është bërë shkas debati mes drejtores së Qendrës Kombëtare të Leximit, studiueses Alda Bardhyli dhe shkrimtarit Rudolf Marku , që mban prej vitit të kaluar këtë titull. I përzgjedhur në jurinë prej 5 anëtarësh për të vlerësuar pasardhësin e tij si laureat, së bashku me katër anëtarët e tjerë (Ylljet Aliçka, Arta Marku, Arlinda Dudaj dhe Sibel Halimi, në fuknsionin e Kryetares së Jurisë), Marku nuk është më pjesë e këtij komisioni që do të shqytrojë kandidatët (Luljeta Lleshanaku, Sadik Bejko, Ervin Hatibi, Rita Petro, Preç Zogaj, Natasha Lako, Ilirian Zhupa, Entela Tabaku, Arian Leka, Flutura Açka). 


Drejtorja e QKLL-së, Bardhyli bëri gjatë ditës së sotme publik faktin se poeti i parë laureat Marku, nuk do të jetë në jurinë që do vendos mbi fituesin e dytë të këtij titulli. Shkak sipas saj është 'fushata denigruese' që shkrimtari ka bërë kundër Jurisë. 


"Me të drejtën dhe detyrimin që më jep funksioni i Drejtores së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, kam vendosur zëvendësimin e zotit Rudolf Marku si anëtar i jurisë për emërimin e Poetit Laureat për periudhën 2023 – 2025.  Ky vendim është rrjedhojë e një qëndrimi obstruksionist nga ana e zotit Marku.  Ai ka ndërmarrë në vazhdimësi dhe publikisht një fushatë denigruese kundër jurisë, pjesë e të cilës ishte me dëshirën e tij.  Fushata e tij nuk synonte përmirësimin e punës së jurisë. Përkundrazi, ai synonte uljen e besueshmërisë së saj, gjë që QKLL nuk mund ta lejojë. Zoti Rudolf Marku u përfshi në këtë juri në shenjë respekti të faktit, se është mbajtësi i parë  I këtij titulli në periudhën paraardhëse.  I kujtojmë zotit Marku se ai është zgjedhur si poet Laureat i Republikës së Shqipërisë, nga një juri e ngritur mbi të njëjtat standarte dhe kritere si edhe juria aktuale", shprehet Bardhyli.

Nga ana tjetër poeti Marku, ka reaguar lidhur me këtë vendim për zëvendësimin e tij, duke theksuar, se ai është vetë ai që ka dhënë dorëheqjen si anëtar i kësaj jurie. Shkak për këtë  bëhet sipas tij, mosnjohja e anëtarëve të jurisë me veprat e kandidatëve që po shqyrtojnë, çka sjell një proces zgjedhje ku integriteti është i cënuar sipas tij. 
Kërkesa   e tërheqjes së  Rudolf Markut nga Juria për drejtoren e  QKLL-së dhe kryetaren e jurisë që përzgjedh Poetin Laureat 2023:


"Me keqardhje të sinqertë, e ndjej veten të detyruar t’Ju kërkoj dorëheqjen si anëtar i Jurisë të zgjedhjes së Poetit Laureat (...)
Pa dashur të përsëris veten, arsyeja kryesore e tërheqjes time, është  cenimi i Integritetit të proçesit të zgjedhjes  së Poetit Laureat. Deri në atë shkallë, sa shumica e anëtarëve të Jurisë të mos jenë në gjëndje të thonë qoftë dhe një titull të vetëm të librave, botuar prej kandidatit që ata vetë propozojnë për Poet Lauraet! Pa le pastaj të thonë një titull nga poezitë e këtij autori! Një mosnjohje e tillë, nëse ai nuk do t’i dinte titujt e veprave të poetëve që janë përfshirë në Curriculum të sistemit shkollor, do t’i kushtonte mbetjen në klasë  një gjimnazisti  !
As unë dhe as një njeri i vetëm që ka një arsye të shëndosht, nuk mund ta mendonte se proçesi i zgjedhjes së Poetit Laureat do të degradonte në atë nivel, të cilin nuk e meriton as Poezia Shqipe dhe as Poetët shqiptarë. 
Nuk bëj fajtor asnjërin prej anëtarëve të Jurisë, as dhe Drejtoreshen e QKLL, e aq më tepër kryetaren e Jurisë, zonjën Halimi. Ruaj respektin  tim prej kolegu për të gjithë  këta. Nuk kam se si të mos i shpreh,  gjithashtu, dhe falenderimet e mia znj. Bardhyli për bashkëpunimin tonë dyvjeçar, gjatë periudhës që kaloi.
Çështja qëndron te  systemi i gabuar që kemi ngritur për Proçesin e zgjedhjes së Poetit Laureat, te vizioni apokaliptik i masovizmit dhe pa-përgjegjshmërisë mendjelehtë të kritereve për të vlerësuar Poezinë Shqipe, këtë gardiane të Gjuhës tonë dhe të vlerave tona shpirtnore.
Konfuzioni në zgjedhjen e Poetit Laureat reflekton, për mendimin tim, një spektër shumë më të gjërë të keqkuptimit të vlerësimit të letersisë në ditët tona. Mungesen e  kritikes serioze, abuzimet në shpalljen e Çmimeve Kombëtare, a të Çmimeve vjetore, të tilla si Prozatori më i mirë i Vitit, a Përkthyesi më i mirë i Vitit a  Poeti më i mirë i Vitit- që duhej të ishin quajtur, në fakt, në shumicen e rasteve, Prozatori më i keq a Përkthyesi më i keq a Poeti më i keq, - këto, dhe shumë prapështira të tjera të kohës tonë, janë një faktor interferues dhe në proçesin e zgjedhjes së Poetit Laureat. Në një kohë që duhej të ishte  pikërisht QKLL e cila duhej të krijonte modelin e normalitetit të vlerësimit  me dinjitet të vlerave reale të Poezinë Shqipe!
Mendoj, sa më të përgjegjshëm të jemi për mangësitë e Proçesit të zgjedhjes së Poetit Laureat, aq më shërbim do i bënim Poezisë shqipe, por dhe integritetit tonë.
I jap përgëzimet e mia Poetit të ardhshëm Poetit Laureat, i cili shpresoj  të jetë njëri nga emërat dinjitoz, që nuk mungojnë  në listën e përzgjedhur, ngatërruar me ca emra të tjerë, që nuk do t’i bënin aq shumë nder, po të zgjidheshin, as dhe  vetëvetes së tyre.", ka argumentuar Marku. 


Marku i ka bashkëngjitur sqarimit të tij, edhe disa screenshoot-e të sms-ve në email dhe ëhatsupp, duke diktuar se vendimi i tij për tërheqje nga Juria e Poetit Laureat 2023 nisur Bardhylit dhe Halimit, i paraprin në kohë, vendimit të publikuar nga drejtorja e QKLL ku pretendohet zëvendësimi i këtij të fundit si pasojë e denigrimit që i ka bërë jurisë. 


"E-mali tregon se postimi im te këto dy zonja është bërë respektivisht në orën 08: 58 (Bardhylit) dhe 09:00 ( Halimit).Rastësisht nga ora 12:30’ shoh një njoftim të QKLL, të zonjës Alda Bardhyli, e cila, sapo ka marrë letren time të dorëheqjes, ka formuluar me nxitim një Vendim për heqjen e R.M nga Juria e zgjedhjes së poetit Laureat, pa e përmendur letren-kërkesë timen. Shihet se Alda Bardhyli, duke fshehur  kërkesen  time për dorëheqje dhe duke e paraqitur atë si një vendim parimor të QKLL, bën një fallsifikim të panevojshëm, siç duket, për të ruajtur fytyrën e QKLL!!! Gjëja me qesharake e kësaj historie është se, mbasi shkrojta shtesen,  ku arysetohet  se QKLL po qe se do ta kishte marrë vendimin jo e shtyrë nga dëshira e fallsifikimit të kërkese tim për dorëheqje, tërheqja duhej të ishte njoftuar zyrtarisht-zonja Bardhyli, të them të  drejtë pa ndonjë intiligjencë të shquar, afërsisht rreth orës 13:00 (BST) ka urdhëruar sekretaren teknike të saj që të ma komunikojë Vendimin, nja gjashtë orë pas kërkeses time për dorëheqje! Dhe prapë duke mos e permendur fare kërkesen time për dorëheqje!", shkruan Marku. 

A.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rovena Librashitëse: 25/10/2023 20:24

    Lexova me herët një shkrim të z.Marku ku ankohej për jurinë ku vetë ishte anëtar dhe publikonte mesazhe private pune. Mendova sa rëndë janë intelektualët shqiptarë, ku një poet arrin të bëjë gjeste të tilla. Zonja Bardhyli ishte korrekte ne pergjigjet qe Marku i nxirrte per demaskim! Ky nivel diskutimi eshte nje nivel i ulet.

    Përgjigju
  • Barzay: 07/10/2023 12:04

    Rudolf Markun , e njoh me kohe si Lezhjan qe jam . Si poet asht bravo, por si njeri asht legen.

    Përgjigju
  • Ana: 06/10/2023 22:05

    Po ju kini poetin publicistin Kliton Nesturi me shkrimet analizat dhe poezitë e tij ka nje ndërthurje te mrekullueshem si mund te anashkalohet nje njeri i till po rrini e ziheni kot pa lidhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin