Pogradec, aksidentohen 2 makina, ndërron jetë rrugës për në spital njëri prej shoferëve

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka gjetur vdekjen nëri prej drejtuesve të mjeteve, 32 vjeçari Delor Latifllari. 32 vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërsa Enea Yzellari 27 vjeç drejtuesi i mjetit tip "Benz", i përfshirë në një aksident me 32 vjeçarin që ndërroi jetë është arrestuar nga policia.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim në afërsi të një pike karburanti. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, thotë policia.

 

Viktima Delor Latifllari dhe rruga ku ndodhi aksidenti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:03
Ky është 32 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spital pas aksidentit të ndodhur në Pogradec

1614755225_1614755186f92b64db67554987bcf916f3ada62949.jpg

Ky është Delor Latifllari  32 vjeçari që ka ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Pogradecit. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin

Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin