Pogradec, banorët e fshatit Alarup akuza kompanisë së nxjerrjes së qymyrit: Mjetet e tonazhit të rëndë na kanë shkatërruar rrugën! Po prishin tokat bujqësore duke gërmuar pa kriter

Pogradec, banorët e fshatit Alarup akuza kompanisë së nxjerrjes së qymyrit: Mjetet e tonazhit të rëndë na kanë shkatërruar rrugën! Po prishin tokat bujqësore duke gërmuar pa kriter

Banorët e fshatit Alarup të Pogradecit janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke akuzuar se një kompani private e nxjerrjes së qymyrit po shkatërron rrugën e këtij fshati.

Kjo kompani ka dy vite që vijon punën në fshatin Alarup , ndërsa banorët thonë se kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të kësaj kompanie po përkeqëson çdo ditë gjendjen e rrugës duke i krijuar vështirësi të shumta banorëve të fshatit për të kaluar me makina të vogla apo mjete bujqësore.

Ata theksojnë po ashtu se kompania po gërmon pa kriter në fshat dhe se po shkatërron edhe tokat bujqësore.

"Kalojnë kamionat e qymyrit dhe na shkatërrojnë rrugën. Kjo është zonë e banuar. Jemi ankuar por si përgjigje na vjen që firma ka të drejtë. Jemi 1 mijë banorë, plus edhe zonat e tjera që preken po ashtu".

"Rruga na është prishur, ata na thonë që ne ku të ketë qymyr do të rrëmojmë. Ne nuk lëvizim dot me këtë rrugë si është bërë tani. Ata bëjnë edhe rolin e të fortit, sot u mblodh gjithë fshati. Unë kam fëmijë, këtu kalojnë makina pa targa, nuk po marrim vesh më. Makinat janë me tonazh shumë të lartë, asfalti është shkatërruar, urat mund të prishen".

"Këtu po bëhet një masakër e madhe. Kjo firmë nuk e dimë fare si ka ardhur a ka leje, tani ata po kontrollojnë ku të mundin për qymyr, nëpër tokat e fshatarëve, ndërkohë që gjithë kjo zonë mbahet vetëm me tokën. Urat nuk mbajnë, janë mjete me tonazh shumë të lartë. Rrugën e kemi shumë të dobët, por edhe këtë mos e mbajmë?!"

"Firma filloi vend e pavend, bënë gropa pa llogaritur. Kanë filluar të prishin rrugën, kjo është rrugë për makina të vogla, urat janë të dobëta nuk mbajnë ato kamionët e tonazhit të lartë. Ne kemi lëshuar pe, morën kullotat e i bënë zap. Kush janë këta?", shprehen banorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur