Gjykata e lë në burg/ I riu në Pogradec del si hero! Familjarët përplasen me policinë, i dalin para makinës! Nëna: Ma morën djalin pa të drejtë, ja e vërteta (VIDEO)

POGRADEC- Si hero, me grushtin lart, Fierdeus Berberi 19-vjeç është dërguar në burg, pasi ndaj tij Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për dhunë ndaj policit, e ndërsa dy shokët N. K. 19 vjeç dhe K. T. 20 vjeç janë lënë të lirë.

Familjarë të Berberit, mes tyre edhe nëna me babanë janë përplasur me policinë, duke i ofenduar, goditur me shishe, madje në videon që Shqiptarja.com sjell dëgjohen teksa i thonë "mirë ua bërë plehrave. 19-vjeçar teksa hipën në furgonin e policisë, ka ngritur grushtin lart, i rrethuar nga familjarët që po e mbështesnin, madje në një moment i dolën përpara makinës për ta ndaluar, por janë larguar nga efektivët.

Nëna e Berberit tregon një tjetër version të ngjarjes, ndryshe nga sa ka thënë policia në njoftimin zyrtar. Ajo shprehet se djali me të rinjtë nuk po festonin në lokal, siç thotë policia, por në shtëpi; thika që flasin uniformat blu është ajo me të cilin është prerë torta, e ndërsa pretendon se ndaj saj dhe djalit është shtruar dhunë nga një polic civil, i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë dhe djali e ka goditur për vetëmbrojtje.

"Më kanë ardhur në shtëpi ma kanë marrë djalin pa të drejtë. kemi qenë në shtëpi brenda duke festuar, kemi qenë tre veta, na thirri policia, njëri ishte civil, është hapur dera dhe djali u ka thënë "ça kërkoni, nuk e dinim që po bënim zhurmë do qetësohemi". personi që ka qenë civil ka bërë foto, kur ka bërë foto i ka thënë djali "s'ke të drejtë të bësh foto në shtëpi, nuk është lokal, ajo është shtëpi". E kam shtyrë djalin për të shtyrë djalin dhe e kam çuar lart në shtëpi. Polici civil ka goditur djalin, jemi tërhequr dhe djali është vetëmbrojtur. Djali ka shenja, pse s'i është bërë ekspertiza, na kanë tërhequr zvarrë. S'kishin autorizim, thika ka qenë thika e tortë", thotë mes të tjerave nëna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Djali iu la në burg/ Nëna mes lotëve: Ma morën djalin pa të drejtë në shtëpi, polici më dhunoi mua dhe atë! Kam shenja (VIDEO)

Nëna e të riut, i cili u la sot në burg nga gjykata, mes lotëve ka deklaruar se e vërteta e ngjarjes është ndryshe nga ajo sa ka thënë policia. Ajo pranon se të rinjtë kanë qenë duke festuar dhe në momentin që ka ardhur policia, ato janë tërhequr pas duke thënë se nuk do të bëjnë zhurmë. Por në ato momente, sipas dëshmisë së nënës, një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi "festa" po zhvillohej në banesë dhe s'kishin asnjë autorizim. Nëna pretendon se është dhunuar nga policia dhe djali i është kundërpërgjigjur.

"Më kanë ardhur në shtëpi ma kanë marrë djalin pa të drejtë. kemi qenë në shtëpi brenda duke festuar, kemi qenë tre veta, na thirri policia, njëri ishte civil, është hapur dera dhe djali u ka thënë "ça kërkoni, nuk e dinim që po bënim zhurmë do qetësohemi". personi që ka qenë civil ka bërë foto, kur ka bërë foto i ka thënë djali "s'ke të drejtë të bësh foto në shtëpi, nuk është lokal, ajo është shtëpi". E kam shtyrë djalin për të shtyrë djalin dhe e kam çuar lart në shtëpi. Polici civil ka goditur djalin, jemi tërhequr dhe djali është vetëmbrojtur. Djali ka shenja, pse s'i është bërë ekspertiza, na kanë tërhequr zvarrë. S'kishin autorizim, thika ka qenë thika e tortë, dy të tjerët janë lënë në burg. Djali është 18-vjeç, po e kanë deklaruar 19-vjeç. Unë jam dhunuar nga civili. Uniformat blu kanë hyrë nga dera e parme, ai civili nga dera e pasme. Janë thyer xhamat, janë thyer dyert", tha nëna.

Ora 14:27
Gjykata e la në burg se dhunoi efektivin/ Familjarët e të riut në Pogradec: Mirë ia bërë plehrave...përplasen me policinë, i dalin përpara makinës (VIDEO)

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë për një nga të rinjtë e arrestuar, Firdeus Berberi i cili goditi efektivin e policisë. Dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut është shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 19-vjeçarit dhe uniformave blu. Ka dhe nga ata që i thonë mirë ia bërë, i kanë qëlluar me shishe në drejtim të tyre, e ndërsa i riu teksa po hipte në furgonin  e policisë ka ngritur grushtin lart.

"Mirë ia bëre, o plehra", dëgjohet të thotë një nga familjarët drejtuar policëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 07/05/2020 10:31

    Gjithmone ua kane fajin te tjeret ketyre degjeneratave,Policia e Shtetit duhet ti vere ndjekje penale keta felliqesirat qe kane vrare djem te pafajshem,si guxojne qe fyejne e godasin nje inspektor policie per shkak te detyres ? funderina jane asgje tjeter,qyteti yne eshte lodhur nga keta plehrat...Bravo policise te shtetit !

    Përgjigju
    • nga: 08/05/2020 15:58

      Ashu them edhe un, shpresoj qe te te futet polici civil ne shpi duke te te shqyer deren dhe te te godasi te tbej mut .. rrot ka*i

  • piro kastrioti: 07/05/2020 10:24

    Ka 30 vjet qe Lili merr njerez te pafajshem ne qafe,tani eshte duke marre te birin ...ka frike per jeten e tij ndaj po meson te birin qe neser ta kete krahe per krime te metejshme. Policia e Shtetit duhet te arrestoje edhe Agim Hamollin (Gimi kurva),(Kallo) Erion Hamolli, qe jane dajot e kriminelit te vogel.Askush nuk eshte mbi ligjin,Pogradecit i ka erdhur ne maje te hundes nga keta plehrat.

    Përgjigju
  • Iris: 06/05/2020 02:18

    Kjo MAMAKA kujton se njerzit jane budallenj,thika e <<tortes>> eshte thike model militar,e gjen ne shitje ne cdo WALLMART ne U.S.A. se bashku me armet e zjarrit ,dhe sa per ambientin ku ndodhi ngjarja ,ai duket qarte qe eshte local ,e jo shtepi banimi.Heren tjeter ,se jam e sigurt se do t'jua degjojme emrin prape ,mesohe DJALKEN te behet me <<I zgjuar>>.

    Përgjigju
  • Loni Cerrik: 05/05/2020 18:51

    E dini qe ky eshte djali i lilit te rrushkes ose Ilir Berberit ndryshe

    Përgjigju
  • Zoti Drejtesia: 05/05/2020 18:16

    Adoleshenti nuk eshte nje individ qe i duhet komunitetit te Pogradecit! Eshte i biri i Ilir Berberit ose Lilit te Rrushkes, mjafton nje kontroll ne google dhe do kuptohet se cfare ka bere. Lili i ka ditet e numuruara fshihet si miu ne vrimat me te thella. Firdeus Berberi do te ndjeke hapat e babit dhe ben kshu por se di qe burgu eshte gjeja me e pakte ne kte rast. Eshte politika qe ndjek kjo familje te prishi gjyqet , te dhunoje policin i cili eshte nje person shume i respektuar ne rradhet e Policise. Diten e ngjarjes ishim me shume se 3 persona dhe pse disa arriten tja mbathnin. Lokali ku kta rrinin eshte lokal ne gjendje pune dhe ka qene ne funksion edhe me perpara cdo Pogradecar e di. Policia ne Pogradec nuk te bie ne qaf fare por sic e thashe dhe me lart eshte Politika e Lilit. Mamaja e ktij adoleshenti nuk duhet ta kishte edukuar te birin te ndjek hapat e burrit te saj. Cdo person me fuqi juridike duhet te marre masa dhe per ata qe shan dhe perdhosen uniformen e Policise ne kete gjyq. Kriminelat si Ilir Berberi , Firdeus Berberi ( i biri ) , Noel Kodra ( shok i Firdeusit me enderr per tu bere si lili ) duhet te marrin disa vite burg per tu edukuar. Ilir dorezoju dhe ti shko me djalin ne burg se si dihet cfare e gjen qosheve !

    Përgjigju
    • Kafsha: 05/05/2020 20:01

      Koment brilant!

  • loni: 05/05/2020 18:03

    mos beni zhurem do dali cuni nga burgu gjejani rastin atij polishit nje hu ne bythe e te ik per lesh

    Përgjigju
    • Pjeter: 10/05/2020 17:50

      Çuni ka fatin e keq qe ka per baba Nje kriminel,dhe te aferm si ky cubi,idiote.Mundesia qe te perfundoje burgjeve,ose me ekstremia,nen dhe, eshte e madhe per çunin.Sa per policin,nuk jemi ne 97-en,kur i ati i Çunit bente namin ne mes te dites.Ka gjasa, qe pasi tia gjejne radhen policit

  • alo alo: 05/05/2020 15:12

    Nuk ke faj moj zonje, se nuk ka me shtet, po te kishte do te shikonim se sa do lehje ti dhe ata zagaret qe te rrine nga pas qe shajne policine e i thone djalit tend :te lumte dora qe godite policine. Nuk keni faj, se jane bere policet si pula te lagura, te kishte shtet a te ishe ne ndonje shtet europian, ti moj zonje dhe ata qelbesira qe mban pas vetes do i ishit bashkuar djalit ne biruce pasi te ju kishin terhequr zvarre. Prandaj te lumte, ankohu se gjen shesh e ben pershesh...

    Përgjigju
    • Hajde Radha: 05/05/2020 18:05

      Heret a vone edhe ju militantet qe jeni limfa e pushtetit do gjendeni perballe kesaj bande kriminale. Mbase familjaret a miqte tuaj. Ja erdhi behari

    • alo alo: 05/05/2020 17:32

      Po ti 'shares interneti' a e di cfare ka ndodhur? Shkruaje nese e di qe ta mesojne te tjeret ose shko ne gjykate. Une po komentoj videon e kesaj gruaje qe shkel ligjin me gjithe ata 'te fortet' qe ka pas. Varja se ti dukesh nga fjalori se cfare kulture ke, je po nga rraca e ketyre qe lehin ne video : te lumte dora qe godite policin!!! Deri aty e ke nivelin e nuk arrin te kuptosh qe nese goditet punonjesi i policise atehere po goditet shteti, dhe nese ata godasin shtetin dhe nuk kane pasoja, imagjinoje cfare i bejne nje qytetari te thjesht. Po sic ta thashe me siper, ti je nga rraca e 'te forteve' qe kur gjen nje te dobet e shkel me kembe, ndersa kur te qellon ndonje hundelesh kerkon ndihmen e policise. Ke te drejte per nje gje, qe ka police qe nuk e meritojne uniformen, sidomos keta ne video. Per pjesen tjeter se eshte apo jo ai djali fajtor, mjafton ti shikosh fjalet dhe gjestet e prinderve te tij ne video, te kuptosh se cfare kulture ka marr e se sa i pafajshem eshte ai horri qe ngre grushtin lart.

    • ti alo alo: 05/05/2020 16:23

      more mut pse flet ashtu e di ti se sa polic ordinera ke ne rradhet e shtetit di gje ti cfar ka ndodh aty ku di ti sa palo polic ke qe ngacmojn e te provokojn vetem ngaqe jan me oniformen e shtetit kshu qe mos u ngut te shkosh si miza nmut...

  • Kafsha: 05/05/2020 14:05

    Ti derrmojne bajgat fshatarë dhe policit ti jepet demshperblim qe të rikuperohet dhe psikologjia e e policise në teresi sepse për 30 vjet bajgeria e krimit fshatar mori dhenë duke degjeneruar ligjin, shoqerine, ambjentin, shtetin, republiken. Derrmojini bajgat fshatarë!

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 05/05/2020 13:25

    Keta qe protestojne e bejne qe ti ngrene vlerat qeverise aktuale te kryeministrit te lyltsimit te pedes. Hajt ju qofte mbare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë