Pogradec/ Erozioni u lëvizi themelet, banesat rrezikojnë të bien mbi njëra tjetrën! Familjet kërkojnë ndihmën e bashkisë

Pogradec- Një familje me 10 anëtarë dhe një tjetër me dy të moshuar për çdo ditë rrezikojnë që shtëpia e fqinjit tu bie mbi kokë. Ata jetojnë në këtë kodër, në lagjen nr.5 të Pogradecit në vendin e quajtur Përroi i Çaprazit.

Sikurse shihni në këto pamje, kodra është e gjithë nën efektin e erozionit dhe themelet e shtëpive janë lëkundur në rrëshqitja e dherave. Vasilika Kovaçi nënë e 6 fëmijëve kërkon përmes Report TV që autoritetet lokale të ndërtojnë mure mbajtëse për dheun që i rrezikon 10 pjesëtarët e familjes.

“Erdhën ata të bashkisë, edhe nga Tirana kanë ardhur, asgjë nuk po bëhet. Kemi fëmijë këtu brenda, rrëshqet dheu unë s’kam çfarë t’i bëj. Kam 6 fëmijë, nëse bie bën batërdinë. Një mur mbajtës të bëhet. Unë vetë s’e ndërtoj dot me 18 mijë lekë që marr asistencë, s’po paguaj dot ujin”, jemi 10 vetë brenda" tha Vasilika Kovaçi, kryefamiljare. 

Xheladin Zyberi 70 vjeç thotë se ka kërkuar ndihmë në Bashkinë e Pogradecit, por askush nuk ka ardhur ta shohë lagjen që dheu po e zhvendos dalë ngadalë. Ai thotë se ka marrë para borxh për të ndërtuar gjysmën e murit për të pritur dherat, por kjo nuk mjafton.

“Bie muri, ne s’kemi lekë ta përballojmë. Keq jam, pa buke jam, i sëmura jam, në pikë të fundit jam. Sa dola nga spitali. Një pjesë të murit e bëra vetë, mora 600 mijë lekë borxh, tani më kërkojnë lekët. Do bjerë muri, rrezikohemi. Dy pleq jemi, as ndihmë asgjë, sëmurë jam, i vdekur fare jam. As kafsha nuk rri si ne kështu” tregon kryefamiljari Xheladin Zyberi

Report TV kërkoi përgjigje në Bashkinë e Pogradecit, ku Sektori i Emergjenca na bën të ditur se situata në lagjen nr.5 është vlerësuar dhe është gati financimi për ndërtimin e mureve fortifikuese ndaj erozionit, por presin largimin e sezonit të ngricave për të ndërhyrë.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë

Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë