Pogradec/ Report Tv në 'vatrën' e xhihadit! Djemtë u vranë në Siri, gjyshërit presin nipërit: Për atë fëmijë po mbaj frymën gjallë! Shteti të ketë mëshirë

TIRANË- Kjo është gjyshja e moshuar e Bledar Hamzait, i cili 7 vite më parë shkoi për të luftuar përkrah ISIS në Siri. Ai nuk jeton më, por gjyshja vazhdon ta kërkojë.

Aktualisht kanë mbetur në kampin Al Hol në Siri, nusja e Bledarit bashkë me dy vajzat e mitura.

 “Bledi Hamzai është me familje. Ata ishin si në kurbet në çadrat. Familja e pret, nusja e djali. Unë jam 90-vjeç, unë për Bledin po e mbaj ende shpirtin, se i kam rritur me fukarallëk. Unë e kam të nipit, edhe djemtë nuk i dua para nipit”, tregon ajo.

Kryeplaku i fshatit Leshnice, Vladimir Lipo, na tregon se rekrutimet janë bërë në 2013 nga ish-imami i xhamisë Almir Daci.

“Jemi shokuar kur kemi marrë vesh që tre djem nga Leshnica kanë ikur në Siri. Pas 6 muajsh familjet dhe ne kemi marrë vesh që djemtë janë vrarë atje, u kanë mbetur gratë, kanë lënë dhe fëmijët. Familja e Almir Dacit atehere ka hapur dhe dyert e mortit”, tha Vladimir Lipo, kryeplaku.

Djemtë e këtij fshati janë vrarë në luftën e ISIS, ndërsa rob lufte kanë mbetur gratë dhe fëmijët. Bëhet fjalë për dy familje që kanë nga dy fëmijë. Njëri ka dy vajza dhe tjetri vajzë dhe djali e Bledi Hamzait dhe Almir Dacit. Shpresa e tyre për familjet e tyre ka mbaruar  por gjithsesi i presin me çdo kusht, i luten Zotit të paktën  të na sjellin fëmijët.  

Aktualisht 2 familje nga Leshnica me 4 fëmijë ndodhen në kamp. Jashtë kameras, banorët thonë Emanuela Daci, e veja e Almir Dacit, nuk dëshiron të kthehet pasi është e radikaluzuar. Ajo dyshohet se ajo mban peng edhe gratë e tjera të kësaj zone", shtoi Lipo.  

Pak kilometra nga Leshnica ndodhet fshati Rremenj, aty ku Demir Dervishllari ka humbur djalin Marenglenin në luftën e ISIS. Ai thotë se nuk ka asnjë komunikim me nusen e djalit, Seriola Kobuzi ndërsa kërkon riatdhesimin e nipit 8 vjeç.

” Kur iku për herë të dytë atëherë e mora vesh që Marengleni kishte ikur në Siri, dhe pas pak kohësh mori edhe nusen me gjithë djalë. Nusja ishte shtatzënë, ka lindur dhe një fëmijë tjetër atje. Sipas një mesazhi që kam marrë në maj të 2019, u ka plasur një bombë dhe djali i vogël ka vdekur, jeton vetëm i madhi. I madhi është tani 8 vjeç. Të vijnë ata që janë të vijë dorë shteti se ne nuk kemi mundësi , të kenë mëshirë të paktën për ata fëmijë”, tregon Dervishllari.

Fshati Leshnicë, rreth 15 kilometra larg qytetit të Pogradecit ka qenë një prej vatrave më të mëdha të rekrutimit të xhihadistëve. Bashkë me dy fshatrat fqinje Rrëmenj dhe Zagorçan, shkuan në Siri 24 persona, mes tyre gra e fëmijë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lawenforcement: 28/10/2020 21:35

    Posht ekstremizmi ,posht lavazhi i trrurit, posht mjeker qenerit, respekt per besimtaret e vertet

    Përgjigju
  • Qeveriu: 28/10/2020 19:15

    Qeveria te mos mendoje se nuk ka me radikale ne ato fshatra por te hetoje mire nga ju vijne fondet xhamive ne ato zona. Gjersa Rama fle me Erdogun cfare nuk pret qe te ndodhe.

    Përgjigju
    • politikani: 29/10/2020 18:45

      o pall turku nuk esht per ate lloj myslimanizmi....jana iranianet qe shtyjne keta muter te bejne shtet radikal mysliman e jane vetem ata qe financuan e financojne ate lufte

  • Adi: 28/10/2020 18:51

    Femija ska faj per te tjert pa marak se nuk kthehen kurr. Po ku ishin kta trima kur ishte lufta kosoves kta i kemi vllezer jo ate rrac andej

    Përgjigju
  • fredi: 28/10/2020 17:55

    Per kete lloj rrace sduhet te kete meshire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?

Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?