Pogradecarët protestojnë para bashkisë/ Kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe taksave vendore

Mengjesin e kësaj të premte është zhvilluar një protestë qytetare përpara Bashkisë së Pogradecit.

Protestuesit e mbledhur kundërshtuan dy projektvendime të këshillit, konkretisht rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 5 lekë për metër kub dhe rritjen e taksave vendore të pastrimit për biznesin që varionin nga 25-100% në varësi të kategorizimit.

Këshilltari Arbër Mele dhe këshilltari i opozitës Ervin Mançellari u deklaruan kundër kësaj vendimarrje të këshillit duke e konsideruar të pa përshtatshëm, të pa konsultuar dhe që dëmton qytetarët dhe biznesin. 

Në të njëjtën linjë ishte dhe kreu i shoqatës së Biznesit në Pogradec Lavdërim Miminllari.

Protesta e nisur 30 min përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak dha efektet e para. Nga rendi i ditës doli projektvendimi i rritjes së cmimit të ujit të pijshëm, i cili u kthye për konsultim publik, ndërkaq Enjela Karafili, drejtoreshë e taksave dhe tatimeve, deklaroi se Bashkia e Pogradecit bëri ndryshime në projektpropozimin duke ulur nivelet e përcaktuara më herët të taksave.

Sipas saj rritja e taksave të pastrimit për biznesin synon të largojë barën nga qytetarët dhe ta kalojë tek subjektet, me moton “kush ndot më shumë paguan më shumë”

 Ndërkaq në fund të Mbledhjes së Këshillit Bashkiak nuk u miratua as projektvendimi me nivelin e ndryshuar së fundmi të taksave.

Kjo çështje u la për rianalizim të situatës dhe rivlerësim të nivelit të taksimit për Bizneset e Pogradecit.  

Bara për taksën 100%, nuk do të aplikohet për bizenset (hotele,restorante,bare) siç ishte planifikuar, por vetëm për kompanitë e mëdha të prodhimit, të cilat shkaktojnë ndotje.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

S’ka më akuza për SPAK dhe Altin Dumanin? Meta: Kam reflektuar shumë

S’ka më akuza për SPAK dhe Altin Dumanin? Meta: Kam reflektuar shumë