'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)

Festa e Lewandowski-t

Barcelona fitoi 0-4 në transfertë me Elche, për javën e 27-të në La Liga. Katalanasit nuk e diskutuan fitoren kundër vendasve të vendit të fundit, teksa kaluan në avantazh me Lewandowskin në minutën e 20-të.

Ansu Fati në të 56 minutë shënoi golin e sigurisë, teksa sërish Lewa në të 66 minutë shënoi dopietë. Torres në minutën e 70-të dërgoi shifrat në 4-0.

Me 71 pikë pas kësaj jave dhe me një ndeshje më shumë se Real Madridi, katalanasit shkëputen me 15 pikë nga "Galaktikët". Elche me 13 pikë mban vendin e fundit në klasifikim.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet