Polaku që u kap me pistoletë: Armën ma futi në makinë agjenti i SHISH! Si më vodhi lekët e lojërave për fëmijë

Polaku që u kap me pistoletë: Armën ma futi në makinë agjenti i SHISH! Si më vodhi lekët e lojërave për fëmijë

Arkadiusz Modrzejewski, polaku i arrestuar pak ditë më parë në Durrës për “armëmbajtje pa leje”, është lënë në burg nga gjykata e këtij qyteti. Por Modrzejeëski në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e pistoletës tip “TT” që ju gjend në makinë duke pretenduar se armën ja kishte futur bashkëpunëtori i tij në biznes, Graciano Hidri. Ky i fundit dyshohet se është bashkëpunëtor i SHISH në Durrës, njëherësh dhe bashkëpunëtor i Modrzejewski në një biznes për lojëra fëmijës në Durrës. Hidri është një njohës i mirë i gjuhës polake dhe ka disa kohë që është larguar nga ky shtet, ku dyshohet se ndiqet nga policia për akuzën e “Mashtrimit”.

“Shqiptarja.com” mëson se polaku Arkadiusz Modrzejeëski, kryen aktivitet tregtar në Durrës, kryesisht me prodhimin e lojërave për fëmijë, si p.sh goditja me grusht dhe që pagesa e lojës bëhet me monedha (xhetona). Për shkak se një pjesë e këtyre lodrave automatike nuk i ka shitur, ka hapur një aktivitet në Shqipëri, duke i vendosur ato në plazhin e Durrësit. Për këtë aktivitet ai bashkëpunonedhe me dy polakë të tjerë Przemek dhe Krizstof. Gjatë kësaj kohe në Durrës janë njohur me një shqiptaro-polak, i cili quhet Graciano Hidri. Për shkak se njihte gjuhën shqipe dhe polake e kanë punësuar në aktivitetin e tyre duke i dhënë edhe çelësat e automateve për t'i kontrolluar e pastruar nga sendet false që hedhin njerëzit dhe fëmijët. Ky i fundit duke pasur çelësat ka arritur të vjedhë shumat financiare të grumbulluara në automate. Kjo ka rënë në sy të ortakëve polakë pasi stononte mungesa e theksuar e lekëve nga ritmi i xhiros.

Për këtë kanë akuzuar shqiptaro-polakun Hidri, i cili ndërkohë bënte të gjithë aktivitetin administrativ të shoqërisë në raport me entet shqiptare si Dogana, Tatime dhe QKR. Arkadiusz, është pronari që i ka dhënë me qira dhe që të shumtën e kohës qëndron në Poloni. Nga kjo situatë ka ardhur në Durrës, për të sqaruar e kërkuar lekët e automatëve ortakëve, të cilëve ua ka dhënë me qira. Këta të fundit janë grindur me Graciano Hidrin, por e kanë frikë se ky i kërcënonte me largimin nga Shqipëria, përzenien e shantazhe te tjera rreth aktivitetit të shoqërisë, duke u hequr si i policisë dhe SHISH-it. Pas ardhjes së Arkdiusit, këtij të fundit i janë marrë çelësat e automateve. Rezulton se Arkadiusz ka ardhur me mjetin e tij nga Polonia, të cilin do ta linte këtu, pasi do kthehej në Poloni ditën e arrestimit dhe në fund të muajit do vinte me pushime së bashku me gruan.

Ditën e arrestimit në mëngjes pasi kanë ardhur nga Tirana, shqiptaro-polaku Hidri, i ka kërkuar Arkadiusz automjetin që të çonte në një pikë servisi për t'i salduar rrjedhjen e gazit në kondicioner dhe larë atë në një lavazh. Fillimisht Arkadiusz duke qenë edhe në shoqërinë e dy polakeve të tjerë dhe shqiptarit Artur Saliaj, që shërben pranë tyre po si përkthyes, ka hezituar më pas ja ka dhënë mjetin, dhe kanë qëndruar në kafe duke e pritur Hidrin. Pasi ka sjellë mjetin Hidri, Arkadiusz i ka kërkuar ta shoqëronte për të shkuar në Port, për të kryer disa veprime të nevojshme pune. Arkadiusz nuk ka pranuar dhe pasi i ka dorëzuar çelësin e makinës është ndarë prej tyre. Pas kësaj Arkadiusz ka vazhduar punën duke u shoqëruar me grupin dhe ndjekur punën. Pasi kanë drekuar me dy polakët e tjerë dhe shqiptarin Artur Saliaj, është ndarë me to dhe ka marrë rrugën për në apartamentin e marrë me qira prej tyre ne qytetin e Durrësit, për të përgatitur bagazhet pasi në mbrëmje do nisej në Poloni me avion. Pranë shtëpisë së tij, e ka ndaluar policia e cila pasi i ka kërkuar dokumentet e ka nxjerrë nga makina dhe e ka hipur në furgon dhe ndërkohë kanë shkuar në portobagazh që kanë gjetur një leckë të mbështjellë, ku e kanë hapur dhe kanë nxjerrë andej një pistoletë.

Arkadiusz i është treguar pistoleta e gjetur në makinë por ai nuk ka pranuar autorësinë e saj. Në shpjegimet që ka dhënë në polici ka shpjeguar se e gjithë kjo është një kurth i ngritur nga Graciano Hidri kundër tij, për shkak të lidhjeve që ky i fundit kishte me shërbimin e SHISH, me qëllim për t’iu marrë aktivitetin tregtar. Dëshmia e Arkadiusz, përputhen e mbështeten edhe nga deklarimet e polakëve të tjerë dhe shqiptarit Artur Saliaj. Ndërkohë Graciano Hidri ka marrë në telefon herë pas here gruan e Arkadiusznë Poloni, ku e ka kërcënuar duke i thënë se unë jam bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret Shqiptar dhe ju nuk duhet të përmendni emrin tim. Ma leni mua të zgjidh këtë punë dhe përzejeni avokatin që keni marrë se ndryshe ai do të kalbet në burg pasi unë kam takuar edhe prokurorin e kam biseduar me të.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë