Polemika pafund për derbin Juventus-Inter, Del Piero: Vetëm arbitri mund ta shpjegojë penalltinë e Cuadrado-s (VIDEO)

Supersfida e javës së 37 në Seria A mes Juventusit dhe Interit, që njihet ndryshe edhe si derbi i Italisë dhe që u fitua 3-2 nga bardhezinjtë, ka shkaktuar shumë polemika për shkak të arbitrit Calvarese.

Ai u bë protagonist i tre penalltive tejet të diskutueshme, i dy kartonave të kuq, por mbi të gjitha i një episodi që vendosi ndeshjen në favor të ‘zonjës së vjetër’. Në minutën e 88 Cuadrado rrëzohet në zonën e Inter pas një kontakti me Perisic, por sa më shumë ku aksion rishikohet aq më shumë shtohen pikëpyetjet. Në fragmente të veçante madje krijohet edhe përshtypja se është futbollisti i Juventusit ai që e ka shkaktuar penalltinë. Gjithsesi ajo u akordua dhe u bë përcaktuese për rezultatin e ndeshjes 3-2.

Në fund të ndeshjes kapiteni Chielinni ka deklaruar se ‘Juventus nuk i vodhi asgjë Interit’, ndërsa legjenda bardhezi Del Piero ka qenë më i ashpër. Ai është shprehur se ‘vetëm arbitri mund ta shpjegojë përse e dha atë penallti’. Për Juventusin kjo ishte një fitore jetike për objektivin ‘Champions League’.

Ndërkohë java e 37 e Seria A ka rezervuar edhe derbin e Romës që është fituar 2-0 nga verdhekuqtë. Golat për skuadrën e Fonseca-s u realizuan nga Mkihtaryan dhe Pedro, ndërsa kjo humbje për Lazio-n djeg shumë pasi tashmë nuk ka më asnjë shans për të synuar kualifikimin në Champions League.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT! I dhanë tendera kompanisë së vet (AKUZAT + EMRAT)

GJKKO firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT! I dhanë tendera kompanisë së vet (AKUZAT + EMRAT)