'Poli i Drejtësisë', një vit pas përurimit ende jashtë funksionit! Institucionet e drejtësisë në 'shtëpi me qira'

Kanë kaluar gati një vit nga përurimi i godinës së re të institucioneve të drejtësisë, të asaj që quhet "Poli i Drejtësisë" , por puna e institucioneve në këtë godinë ende nuk ka filluar.

Nga një vëzhgim i Report TV, pranë kësaj godine shihen ende materiale ndërtimi.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta është interesuar pranë institucioneve dhe deri më tani në këtë godinë pjesërisht është akomoduar Shkolla e Magjistraturës, ndërsa KLP dhe KLGJ rezulton se nuk janë zhvendosur, por burimet flasin se do të akomodohen në 1 qershor.

Po përse nuk kanë përfunduar ende punimet? Kësaj pyetje askush nuk i jep përgjigje. I kontaktuar nga Report TV, kreu u KLP, Gent Ibrahimi ka shpjeguar se janë në pritje, dhe kur godina të jetë gati ata do të akomodohen. Por ajo që bie në sy është fakti që një institucion kaq i rëndësishëm nuk ka një tabelë shpjeguese.

Ndërkohë sipas një dokumenti të siguruar nga Report TV, i cili i përket një vendimi të qeverisë të botuar në fletoren zyrtare, kjo godinë nuk është pronësi e tyre, por është në pronësi të ndërmarrjes numër 1 të shërbimeve publike, apo ministrisë së Financave.  Që do të thotë se këto kjo në këtë godinë institucionet e reja të drejtësisë do të jenë në "shtëpi me qira".

Për të treguar se ky institucion është i një rëndësie të madhe, në çdo shtyllë janë të vendosura një ose dy kamera sigurie.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baca: 30/05/2020 15:10

    Ku eshte Shperdorim korruptiv ..,ku ka konflikt interessi..,s'ka kushvte hetoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndizet flaka olimpike, ambasadorja franceze në Tiranë: Uroj të vijë medalja e parë për Shqipërinë, në Paris do jetë festë

Ndizet flaka olimpike, ambasadorja franceze në Tiranë: Uroj të vijë medalja e parë për Shqipërinë, në Paris do jetë festë