Basha e quan 'shtojcë të Ramës'/ Kryemadhi: Partia e re e Topallit alternativë në zgjedhje, i uroj suksese! Koalicion me të? Jemi të hapur për të gjithë (VIDEO)

POGRADEC- Ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës e cila e ka sulmuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kruemadhi, i ka uruar suksese Jozefina Topallit, megjithatë ajo shprehet se bindur se me Kodin e Ri Partitë e reja nuk kanë asnjë shans që të marrin mandat në parlament. Nga Pogradeci, Kryemadhi e sheh Topallin si një alternativë në këto zgjedhje, ndryshe nga sa pretendon aleati i saj kryesor Lulzim Basha që e cilëson si një "shtojcë të Ramës". Mbi të gjitha, ajo nuk e përjashton mundësinë për një kualizon me partinë e saj "Lëvizja për Ndryshim". 

"I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi të hapur për të gjithë, kush të dojë, këtu nuk është çështja e partive politike, por të gjithë kundër sektit të Rilindjespastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan", tha Kryemadhi.

Ajo ka theksuar se me Kodin e Ri Zgjedhor ato që janë dëmtuar më shumë janë partitë e reja dhe jo opozita.

"Më keni dëgjuar që them që kodi i ri zgjedhor i jep opozitës 100 mandate. Është e vërtetë. Në qarkun e Korçës, pra bashkia Pogradec, Devoll, Maliq, Korçë dhe Ersekë, ne si LSI kemi marrë 19 mijë e 600 vota. Me kodin që ka miratuar Edi Rama sot ne do të kishim 2 deputetë në Parlament. Me kodin e vjetër LSI-ja ka pasur vetëm një deputet në Parlament. Pse? Sepse kodi i vjetër i krijon mundësinë për të hyrë në Parlament partive të reja. I krijon mundësinë për të hyrë në Parlament kandidatëve të rinj, edhe nëse janë si individë. Ndërsa kodi i ri nuk i krijon asnjë lloj mundësie partive të reja, por përkundrazi i eliminon ato. Ndërsa LSI-së i jep prioritet për ta shumëfishuar rezultatin me vende në Parlament, ndërkohë që aftësitë dhe mundësitë për të rritur më shumë numrin janë jashtëzakonisht më të mëdha", tha Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
'Polic ke qenë dhe vijon të jesh'/ Kryemadhi: Ka të drejtë Lleshaj se në Ministri ka vetëm kriminelë! Frika e Ramës, unë dhe Meta! Manastirliu deklaratë budallaqe

Debati i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ku i thoshte deputeti  Murrizi 'Polic ke qenë, polic vijon të jesh', ka sjellë reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Nga Pogradeci, Kryemadhi tha se Lleshaj tallet me polici, pasi tani më në Ministrinë e Brendshme nuk ka polic që japin jetën për ligjin

"Tallet me policët sepse në Ministrinë e Brendshme nuk ka më polici që janë të gatshëm që të japin jetën, për të mbrojtur jetën e ligjin, ka trafikantë që janë të dënuar jashtë Shqipërisë që kontrollojnë patrullat e policisë. Sot duhet të jesh trafikant, oligark që të kesh përkëdheljen e Ramës", tha Kryemadhi.

Nuk ka kaluar pa një reagim edhe deklarata e ministres Ogerta Manastirliu, e cila tha se "nëse mbushen spitalet do duhet të zgjedhin se kë do të kurojnë të parët". Një deklaratë budallaqe e ka quajtur ajo, teksa ka ritheksuar edhe një herë se vendimi për mbajtjen e maskës me detyrim nuk është i drejtë.

"Sa filluan përdorimi i maskave u shtua numri i pacienteve. Kemi një deklaratë budallaqe nga ministrja e Shëndetësisë, si mund të marrim drejtimin e një njeriu që drejton shtetin me rrjetet sociale, që është marrë peng nga kriminelët", tha Kryemadhi.

Sulmet për kryeministrin Edi Rama nuk i ka kursyer Kryemadhi as në takimin e sotëm.

"Kodi Zgjedhor nuk krijon vende pune, nuk krijon mundësinë që fëmijët e tyre të kthehen në emigracion, as jetë më të mirë, as mundësi ushqimi për fëmijët e tyre,as ilaçe as shërbim mjekësor. Ka një hall shumë të madh me ne. Deri sot frika e Ramës ka qenë Meta dhe Monika, akoma nuk ka parë frikëra të tjera, tani i është shtuar 'Venecias, pastaj inceneratorët, pastaj mësues e nxënës, që i mbylli thjesht online kur ndërkohë për koncesione përgatitet me muaj të tërë, ndërsa për studentët u thotë sot për nesër, do i shtohet e frika e SPAK dhe frika e koncesioneve, e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave", përfundoi ajo.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 31/10/2020 12:45

    O ba**elle kur do zhdukesh nga faqe e dheut?

    Përgjigju
  • Kasem gahini: 31/10/2020 08:42

    Nafije fiton 100 dybeke. Aleance me jozin?kjo e fundit nuk do fitojne as per vehte .

    Përgjigju
  • Mona: 30/10/2020 23:09

    Mos harro kualicion dhe me ket temin

    Përgjigju
    • Like: 31/10/2020 11:23

      Hahahaaa

  • tosi: 30/10/2020 17:56

    Kjo Nafija ka sjelle 80% te pjesmarresve nga Tirana. Ashtu si ne Ndermenas te Fierit nuk jane me shume se 40 vete me takim. Te gjithe njerez apo kusherinj te sharebajgave te leshitlikes. Nga pogradeci nuk jane me shume se 12 vete, se njerzit e shohin se Nafija ka ikur menderisht, flet mrroklla, vrimat e hundes te zmadhuara tmerrojne pjesmarresit.

    Përgjigju
  • Dylja: 30/10/2020 17:52

    Po CIZMJA tjeter ku eshte z Lora po nuk e din ta them une pas KOKES se rames

    Përgjigju
  • robi: 30/10/2020 17:51

    Nafije dybeku i leshitlikes i ka te sigurta 100 mandate ne 25 prilll, po ashtu dhe Basha 100 mandate, po ashtu dhe Nard Ndoka 50 mandate, po ashtu dhe Dashi me Gonin 50 mandate se bashku , kurse Fatmir Gerdeci me Idriz hunderr pallaveshin e camsve 40 mandate. Keshtu sesnca e pare e parlamentit pas 25 prillit 2021 do mbahet ne pallatin e kongreseve dhe hapjen e seances do ta vehe Nafije dybeku me Sashen ne dore dhe Nora ne krah te djathte per ti mbajtur bluzen. Maxhoranca e re do kete nja 340 deputet dhe lum populli qe do votoje.

    Përgjigju
  • LORA: 30/10/2020 17:26

    Wow,paska ne Pogradec qytetare qe shkojne te degjojne rrugacen me nje cizme!!??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë