Policët s’durojnë erën e hashashit/ Ja ku do ruhen droga, makinat dhe armët e krimit

Policët s’durojnë erën e hashashit/ Ja ku do ruhen droga, makinat dhe armët e krimit

Foto ilustruese

Disa nga asetet që do t’u sekuestrohen njerëzve të krimit, si drogë, makina, armë, skafe, motoçikleta, makineri të ndryshme etj., që përbëjnë prova materiale në procese gjyqësore, do të ruhen dhe administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Ndërsa provat e tjera që janë më të menaxhueshme nga pikëpamja fizike, si fije floku, gjurmë gjaku, gjurmë gishtash, para etj., do të ruhet në komisariate, prokurori dhe sekretaritë e organeve të tjera të parashikuara në ligj. Kështu parashikon një projektligj që qeveria ka depozituar për miratim në Kuvend. Nisma ndryshon nenet e Kodit të Procedurës Penale për ruajtjen e sendeve të sekuestruara. Pra të gjitha sendet që i sekuestrohen krimit, të cilat nuk mund të rihen në sekretari, do të ruhen nga Agjencia. 

Nisma ka ardhur pasi në shuam raste janë konstatuar problematika në ruajtjen e sendeve të krimit nga organet proceduese, si nga gjykata, prokuroria dhe policia.

Ndërkaq, edhe policia duket se nuk e duron dot duhmën e drogës së sekuestruar që ruhet nëpër komisariate si provë materiale për prokurorinë. Ky shqetësim është ngritur edhe nga Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, gjatë shqyrtimit të projektligjit. “Meqenëse morëm lëndën narkotike, mund të them se e gjithë lënda narkotike ruhej në ambientet e komisariateve ose drejtorive të policive dhe jo në pak raste kjo është bërë problem.

Ata që kanë punuar në këto organe e kanë parasysh duhmën që lëshojnë këto lëndë narkotike, gjë e cila është shumë shqetësuese për ambientin. Agjencia për këtë punë është krijuar, që të marrë dhe të administrojë këto sende, pra ose të ruajë vlerën e tyre, ose t’i ruajë fizikisht ato”, ka theksuar Felaj. 

Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar një listë më të gjitha sendet e krimit që do të ruhen nëpër sekretari dhe me sendet që do të ruhen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. “Unë dua të di: a keni ndonjë tabelë konkrete se për çfarë provash bëhet fjalë që do t’i kalojnë kësaj agjencie?

Në qoftë se kapet 800 kilogramë lëndë narkotike, ti nuk i mban dot në sekretarinë e gjykatës apo një fije floku nuk e çon dot tek Agjencia”. Drejtori i Përgjithshëm i Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrisë së Drejtësisë, Besmir Beja, ka sqaruar se do të jetë organi procedues, pra prokuroria, që do të vendosë se cilat sene mund të mbahen në sekretari dhe cilat duhet të ruhen nga Agjencia.

Foto nga Kodi i Procedurës Penale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 06/04/2020 17:28

    Uaaaa , keta kane arritur kulmin , edhe drogen e sekuestruar do vjedhin tani se te tjerat i mbaruan .Ka nje zinxhir provash qe duhet te ruhet e mos te behen cudira si kjo Agjensia qe nuk e ka asnje vend demokratik ne bote .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri