Polici hero që shpëtoi Senatin, i vetëm para protestuesve

Protestat e së mërkurës sollën në qendër të vëmendjes edhe njëherë rëndësinë e forcave të rendit, të cilët në videot dhe foto e shpërndara së fundmi janë trajtuar si heronj, por edhe janë akuzuar për mungesën e ndërhyrjes së duhur dhe në kohë duke cenuar vendin.

Një ndër ta është edhe oficerit, i identifikuar si Eugene Goodman, ku në fotot e shpërndara në rrjetet sociale ai shfaqet i vetëm para protestuesve, ndërsa ata e ndiqnin. Goodman, shihet që shmang hyrjen e senatit dhe i tërheq protestuesit e dhunshëm në drejtim të kundërt. Ndërsa ata e ndjekin, Goodman thërret në radio, “kati i dytë”, në dukje duke njoftuar oficerët e tjerë për grupin që po i afrohej sallës. Por, pasi Goodman sheh drejt hyrjes së dhomës së senatit, ai godet një nga ndjekësit, një lëvizje që me sa duket kishte si qëllim të tërhiqte vëmendjen nga vetja, duke tërhequr më pas grupin larg sallës dhe atyre që ishin fshehur atje.

Guximi i Goodman, që raportohet se është veteran i ushtrisë, që ka shërbyer edhe në Irak, vjen në mesin e kritikave të policisë së Kongresit për dështime të mundshme në sigurinë e godinës.

Ndërkohë që në një video tjetër shfaqet momenti kur një mbështetës i Donald Trump godet me një fikëse të zjarrit një zyrtar policor në oborrin e Senatit amerikan.

Në video shihet demonstruesi pa pikë mëshirë e hedh fiksen e zjarrit në drejtim të policisë, ku si pasojë një prej tyre goditet në helmetë. Apo edhe të tjerë që janë shfaqur në momente të vështira. 

Mbrëmjen e së hënës, departamenti tha se dy oficerë të tij janë pezulluar dhe shumë të tjerë janë nën hetim për përfshirje me protestuesit.

 

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Cilët janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rreziku i 25 prillit, rreth 1 milion votues pa karta identiteti! Ademi dhe Leli-qytetarëve: Aplikoni! Doracaj: Emigratët, 2500 kërkesa për deklarim vendbanimi