Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se 6 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, gjatë një operacioni që po vijon në qytet dhe në fshatrat e Lumit të Vlorës.
Sipas të njëjtave burime, aksioni ka lidhje me një plagosje të ndodhur ditën e djeshme, ndërsa kontrollet po ushtrohen në banesa dhe ambiente të ndryshme.
Personat e arrestuar dyshohet se kanë qenë të armatosur, pasi gjatë kontrolleve janë gjetur armë zjarri, kryesisht pistoleta.
Burime paraprake bëjnë me dije se operacioni ka si qëllim goditjen e një grupi që vepronte në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës.
Në operacion kanë marrë pjesë Policia e Vlorës, Forcat Operacionale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Komente





