Policia aksion në Tiranë e Vlorë, 10 të arrestuar, 2 në procedim penal në 24 orë

Policia aksion në Tiranë e Vlorë, 10 të arrestuar, 2 në procedim penal në 24 orë

10 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale gjatë një aksioni të policisë ushtruar në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa dy të tjerë po ndiqen penalisht në kryeqytet për aksidentimin e një këmbësori dhe një të mituri, pa pasoja të rënda.

Këto shtetas janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit gjatë aksionit në Vlorë dhe në Tiranë. Nga drejtimi i mjeti në gjendje të dehur, dhunë në familje, thyerje mase sigurie, aksidentim të këmbësorëve, ndërtim pa leje, vjedhje etj., janë disa nga veprat penale të kryer nga 12 persona e rënë në 'sitën' e policisë.

Konkretisht në Tiranë janë arrestuar :

-I. B., 37 vjeç, i shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorin e shtetasit O. T.

-N.V., 31 vjeç, arrestohet në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje".

-M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën "Teodor Keko" u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l;

-A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën "Myslym Shyri" u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë filloi procedimi penal për shtetasit:

•F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Në qytetin e Vlorës kanë rënë në pranga:

-I. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje dhe duke përfituar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

-P. A., 51 vjeç, banues në Metoq, Sarandë. Ky shtetas u kap duke drejtuar motorin pa targa, mjet për të cilin nga verifikimet e kryera rezulton i vjedhur në shtetin Grek.

-J. K., 43 vjeç, banues në Livadhja, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular shtetasit G.L.

-E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen "Pavarësia" Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-S. K., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen "Osmën Haxhiu" Vlorë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se 23-vjeçari dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.

-K. J., 51 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen "Kushtrimi" Vlorë, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 25/05/2020 12:51

    Të instalohet repart i perhershem në Vlore qe 24 öre të beje kontrolle se na eshte bere jeta e padurueshme

    Përgjigju
    • Marinsat: 25/05/2020 13:44

      Aty duhet navy seals ata bejn pun

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet