Të maskuar e të armatosur, RENEA aksion në Vlorë, kontrolle nëpër biznese për persona në kërkim apo të armatosur! Një i shoqëruar

Të armatosur e të maskuar, forcat RENEA kanë mësyrë mbrëmjen e sotme në Vlorë, në kërkim të personave të shpallur në kërkim apo që lëvizin të armatosur.

Bëhet me dije se në aksion janë angazhuar edhe civilë e drejtues policie, ndërsa po zhvillohen kontrolle në lokale, biznese të ndryshme e ambiente ku zhvillohen lojëra fati, që mendohet se frekuentojnë këta persona.

 Kontrollet po zhvillohen në të gjithë qytetin bregdetar, ku deri më tani konfirmohet për një person të shoqëruar.

Për momentin nuk bëhen me dije më shumë detaje nga aksioni që është ende në vijim.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të frekuentojnë auditorët duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Pasardhës' i Delta-s, në Britani shfaqet një tjetër variant i COVID, ekspertët: Po e monitorojmë, ka mutacione që mund t'i japin avantazhe mbijetesës së virusit