Policia apel shoferëve: Respektoni rregullat, qëllimi nuk është gjoba! Mos shpejtoni se kudo ka radarë e kamera

Policia apel shoferëve: Respektoni rregullat, qëllimi nuk është gjoba! Mos shpejtoni se kudo ka radarë e kamera

Policia gjatë kontrolleve

Në një kohë kur shoferët parqesin rrezikshmëri të lartë në rrugë, policia u ka bërë apel që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Mos shpejtoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve”, thotë policia.

Ndërsa policia vijon çdo ditë kontrollet në terren për të monitoruar drejtuesit e mjeteve, sipas tyre, qëllim nuk është vendosja e gjobave, por siguria e jetës në rrugë.

“Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë. Rrespekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep”, thotë më tej policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq