Itali/ Policia bastis banesat e sekretarit të shtetit për Kulturën Vittorio Sgarbi, i marrin pikturën e Manettit

Itali/ Policia bastis banesat e sekretarit të shtetit për Kulturën Vittorio Sgarbi, i marrin pikturën e Manettit

Piktura

Karabinierët bastisën mbrëmjen e sotme tre banesat e Vittorio Sgarbit në hetim për pastrim të pasurive kulturore. Bastisja u bë me urdhër të prokurorisë për cështjen e pikturës "Kapja e Shën Pjetrit" të piktorit Rutilio Manetti, e shekullit të 16-të.

Piktura është vjedhur më shumë se një dekadë më pare, në vitin 2013, nga kështjella e Buriasco në Piemonte, por në vitin 2021 u rishfaq në një ekspozitë në një version të përcaktuar si "të pabotuar" në pronësi të Sgarbi.

Piktura që ka vlerën e qindra mijëra eurove iu sekuestrua Sgarbit, i cili në qeverinë e Melonit ka postin e sekretarit të shtetit për Kulturën.

Karabinierët e Njësisë së Mbrojtjes së Trashëgimisë, me urdhër të kryeprokurorit Giovanni Narbone kanë bastisur tre banesat e kritikut të artit në Marche, Romë dhe një në Ro Ferrarese. 

Policia ka sekuestruar edhe pajisje kompjuterike dhe dokumente.

Sgarbi vetë komentoi operacionin në këtë mënyrë: "Kam dorëzuar vetë pikturën që të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme.  Jam absolutisht i qetë. Sekuestrimi është një veprim i domosdoshëm. Nuk kam asgjë për t'u frikësuar. Unë do të mbroj me të gjitha mënyrat kundër atyre që spekulojnë për këtë çështje dhe atyre që bëhen bashkëfajtorë në të."

Sgarbi pretendon se Sgarbi piktura e tij është versioni origjinal i veprës “Kapjes së Shën Pjetrit”, të cilin ai thotë se e gjetur gjatë restaurimit të një vile të braktisur të blerë nga nëna e tij në Viterbo në vitin 2000 dhe se piktura e vjedhur nga kështjella ishte një kopje e keqe prodhuar në shekullin e 19-të.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Selltiku dhe Sasha më ruajtën ekulibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Selltiku dhe Sasha më ruajtën ekulibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte