Bilanci janar –tetor 2022, ulet numri i aksidenteve 33% më pak se në vitin 2018 dhe 19% më pak viktima se vitin e kaluar! Drejtuesit nën 25 vjeç më të përgjegjshëm

Bilanci janar –tetor 2022, ulet numri i aksidenteve 33% më pak se në vitin 2018 dhe 19% më pak viktima se vitin e kaluar! Drejtuesit nën 25 vjeç më të përgjegjshëm

Foto ilustruese

Shqiptarët po sillen në mënyrë më të përgjegjshme në rrugë me makinat e tyre. Në këtë përfundim duket se ka dalë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një raport i bërë së fundmi për periudhën janar-tetor 2022. Bëhet me dije se numri i aksidenteve rrugore përgjatë 9 muajve ka pasur 33%  më pak aksidente në krahasim me vitin 2018 për të njëjtën periudhë kohore si edhe më pak humbje jete.

Përgjatë kontrolleve të policë rrugore, ajo që është vëne re është se ka një ndërgjegjësim të drejtuesve të rinj, ata që sapo janë pajisur me patentën e drejtuesit të mjetit, por edhe nga drejtuesit që i përkasin moshës nën 25 vjeç.  Ky është një lajm shumë i mirë duke pasur parasysh se kjo fashë moshe ka qenë gjithnjë ‘protagoniste’ në pakujdesi që përgjithësisht kanë sjellë aksidente fatale.

Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti që renditemi si vendi me më pak humbje jetë në krahasim me viktimat e aksidenteve rrugore të vendeve të Bashkimit Evropian. Në bilanc evidentohet gjithashtu fakti se vendi ynë këtë vit ka pasur 20% më pak viktima për 1 milion banorë sesa në vitin 2021, duke u bërë kështu vendi me uljen më të madhe të fataliteteve në krahasim edhe me vendet e Bashkimit Evropian.

“134 viktima në aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor 2022 ose 19% më pak krahasuar me 2021”, thuhet në raport. 

Të gjitha shifrat  në raportin e DPSHTRR:

31 JETË NJERËZISH të FITUARA

Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit!

Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete!

Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja!

Tregues pozitiv për të gjitha grupmoshat e drejtuesve të mjeteve!

968 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor 2022, 33% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, 16% më pak se në 2021-shin!

20% MË PAK VIKTIMA për 1 milion banorë sesa në vitin 2021, 56 viktima për 1 milionë banorë projeksioni për vitin 2022, na bën vendin me uljen më të lartë të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore krahasuar me mesataren e BE

134 viktima në aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor 2022 ose 19% MË PAK krahasuar me 2021 (165 viktima kishim si 10-mujor në vitin 2021)!

1,362 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore gjatë Janar-Tetor 2022:

30% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018! 13% MË PAK se në vitin 2021!

2.0 indeksi i vdekshmërisë për 10.000 mjete, 47% më pak se viti 2018 dhe 26% MË PAK se 2021!

1.34 indeksi i vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 24% më pak se 2021

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 24/11/2022 18:36

    Me krahasimin e nje viti me pare 19% me pak viktima Dmth nga 165 ne 134 viktima deri ne tetor pse pak jane keto aksidente me viktima nga paaftesia juaj qe jepni patenta sipas qejfit jo sipas rregullores qarkullit, makinat levizin brenda qytetit me shpejtesi tej normave te lejuara pa permendur shkelje te tjera.

    Përgjigju
  • Albfire: 24/11/2022 16:42

    Imagjinoni sikur ish-Drejtori i Pergjithshem i Policise te kishte arritur objektivat, do kishin cbere dhe aksidentet e vitit te kaluar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet