Policia e arreston pas emisionit ‘Pa Gjurme’, Bledar Biba dhunoi djalin e mitur! Reagon nëna nga Italia: Bir unë nuk të kam braktisur

Nga informacionet e uniformave blu, ku këto të fundit vunë në djeni edhe stafin e ‘Pa Gjurmë’, Bledar Biba pasi ka shpërthyer në agresivitet duke ushtruar dhunë, ka hedhur disa sende dhe orendi shtëpiake nga dritarja e banesës së tij, që ndodhet në katin e 5-të të një pallati, duke shkaktuar dëme tek dy automjetet tip 'Benz' dhe 'Nisan" që ishin të parkuara poshtë pallatit. Arrestimi i 43-vjecarit u bë në flagerancë dhe Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës".

I arrestuari Bledar Biba

Bledar Biba sëbashku me djalin e tij e mitur i ishin bashkuar studios së emisionit "Pa Gjurmë" për t'i bërë thirrje nënës së këtij të fundit që të mos e braktiste. Pas arrestimit të babait pak ditë më parë, ’Pa Gjurmë’ kontaktoi me djalin, i cili fillimisht nuk pranoi të lidhej me nënën e tij që jeton në Itali. Ai e refuzoi, duke thënë se do të priste që i ati të dilte nga burgu dhe të vazhdonte të jetonte me të, sikundër ka bërë për 14 vite, kur e ëma e la 6 muajsh.

Odeta Dume: Odeta nga emisioni 'Pa Gjurmë'

14-vjeçari: Po teta Odeta

Odeta Dume: Çfarë ka ndodhur është arrestuar babai ?

14-vjeçari: Po Odeta

Odeta Dume: Po çfare ndodhi ?

14-vjeçari: Kaloi në depresion, prandaj

Odeta Dume: Po ti me kë po jeton tani ?

14-vjeçari: Në shtëpi

Odeta Dume: Vetëm ?

14-vjeçari: Me bashkëjetuesen e babit

Odeta Dume: Do ma kalosh pak në telefon zonjën?

14-vjeçari: Po në rregull

Odeta Dume: Alo përshëndetje. Çfarë ndodhi para ca ditëve që u arrestua Bledari ?

Bashkëjetuesja: Nuk e di mi motër, kaloi si depresion

Odeta Dume: Po për djalin, po kujdeseni ju?

Bashkëjetuesja: Po

Odeta Dume: Po ta njoftojmë nënën, të kujdeset për djalin ta marri ajo?

Bashkëjetuesja: Për këtë pjesë, moj motër, mos më ngatërro

Odeta Dume: Po kush e denoncoi në polici, ju?

Bashkëjetuesja: Nuk e di, ndoshta këto të lagjjes, nuk e di

Odeta Dume: Po pse çfarë ndodhi në lagje?

Bashkëjetuesja: Po ai ngaqë kaloi në depresion, bërtiste, bënte, hodhi ca sende nga ballkoni. Këta të shtetit, në vend që ta shtrojnë në spital, shkon çuni atje dhe i thonë e kemi çuar në Peqin arrest me burg

Odeta Dume: Ju ka dhunuar juve ?

Bashkëjetuesja: Jo mi motër, çfarë na ka dhunuar neve

Odeta Dume: Po kë dhunoi ai?

Bashkëjetuesja: Asnjë mi motër. Për mua nuk është problem, se unë do iki, nuk do rri këtu. Çfarë do bëj unë këtu, kush do më ushqej mua ?

Odeta Dume: Po djalin, kush do të kujdeset për djalin, do mbetet vetëm ?

Bashkëjetuesja: Po jo, se për djalin jam vetë nënë unë, si do ta lë unë këtu. Kur të bëhet mirë i ati të vij ta marri

Odeta Dume: Por mirë, ta marri nëna e vet, se ti nuk ke mundësi. Është nëna, ajo e ka sjellë në jetë

Bashkëjetuesja: Moj motër, nuk jam në kundërshtim, ti flit vetë me çunin, s’kam përse ta ndaloj unë për nënën e tij

14-vjeçari: Epo nuk dua unë

Odeta Dume: Nuk don të shkosh tek mami ?

14-vjeçari: Jo, jo

Odeta Dume: Edhe nëse babi dënohet me burg, kush do të kujdeset për ty ?

14-vjeçari: Kam bashkëjetuesen e babit

Odeta Dume: Po si, do hedhësh nënën poshtë ?

14-vjeçari: Nuk dua të iki unë tek ajo

Odeta Dume: Por të paktën të kontaktosh me nënën

14-vjeçari: Jo, jo

Odeta Dume: Zemër ti je kaq i vogël dhe patjetër duhet të marrim masa për të ndihmuar, nuk mund të përfundosh rrugëve

14-vjeçari: Jo teta Odeta nuk dua të iki tek mami, e kam mamin këtu

’Pa gjurmë’ realizoi live një lidhje me telefon më nënën, e cila  hodhi poshtë çdo akuzë që u ngrit në studio nga ish-bashkëshorti.

Unë jam e frikësuar nga ish burri. Mësova në lajme se ishte arrestuar. Ai më ka dhunuar mua dhe djalin gjithashtu. Unë jam në Itali dhe gjykata nuk më jep kujdestarinë. Im bir është në rrezik për jetën. Ai flet ashtu se ka frikë nga babai. Unë kam prerë biletën dhe do vi me urgjencë aty. Djali im fle rrugëve, rri pa ushqim. Më dhëmb zemra, por nuk kam cfarë të bej. Dua t'i them djalit tim se unë nuk e kam braktisur asnjëherë.

Ndërsa ishte prezent në studion e ‘Pa Gjurmë’, puntatën e pak ditëve më parë Bledar Bida ngriti një lum akuzash për ish-bashkëshorten, duke vënë në siklet moderatoren e emisionit Odeta Dume dhe juristen Nexhi Beqirin. Edhe i mituri u duk qartë që kishte ndikimin e babait. Me imazhin e tij të fshehur ai iu drejtua nënës kështu:

Nënën e kam takuar vetëm dy herë. E kam takuar kur kam qenë në klasë të parë, por unë nuk kam dashur të jetoj atje, pasi unë nuk e kisha njohur. Para disa kohësh i kërkova një autorizim për të ikur në Gjermani. Nëna më ka rëfuzuar edhe në rrjetet sociale. Ajo më ka bllokuar, që kur i kërkova pensionin ushqimor dhe firmën për të ikur në Gjermani. Nëna nuk më ka munguar shumë, mungesën e saj nuk e kam ndjerë se kam patur babain pranë.

 

Emisioni i plotë

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur