Policia e Shteti dhe Doganat marrëveshje bashkëpunimi për luftimin e krimit dhe korrupsionit (VIDEO)

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kanë nënshkruar  një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve për dhënien e së drejtës së aksesit në sistemin elektronik SIENA.

Marrëveshja u firmos mes drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtorit të Doganave, Genti Gazheli, në praninë e Oficerit të Zyrës Ndërlidhëse të Europolit në Tiranë z. Alen Perušič.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bëhet partnere e rëndësishme edhe me Zyrën e Policisë Europiane (Europol) për bashkëpunimin strategjik dhe operacional, duke shkëmbyer informacione në kohë reale, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër veprave penale,kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të monitorohet nga Njësia Kombëtare e Europolit në Policinë e Shtetit.

Veliu tha se kjo marrëveshje do i jap akses Doganave të jenë pjesë e bashkëpunimi me Europol në platformën SIENA për të shkëmbyer të dhënat dhe informacionet për goditjen e paligjshmërisë.

“Pas bisedimeve të zhvilluara gjatë muajt dhjetor 2020 u bë e mundur që sot të nënshkruajmë këtë memorandum bashkëpunimi, i cili do të mundësojë që edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duke filluar nga sot e në vazhdim do të marrë akses në platformën SIENA të Europol-it. Platformë e cila do të mundësojë jo vetëm shkëmbimin e informacionit dhe aksesin në bazën e të dhënave, por do të synojnë edhe krijimin e mundësive dhe lehtësirave të nevojshme për një informacion në kohe reale për të marrë dhe shpërndarë nga agjencitë e tjera te zbatimit te ligjit  dhe me Europol-in. Do të mundësojë krijimin e takimeve operacionale, por edhe mbështetjen për operacione të përbashkëta që mund të zhvillohen në të ardhmen. Tashmë, ne si vend kandidat për në BE dhe pjesëtar për në Europol, do të kemi mundësinë që si dy agjenci të zbatimit të ligjit, të kontribuojmë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit", tha Veliu.

Ndërsa Gazheli ka theksuar se kjo marrëveshje  përkon dhe me impenjimin e administratës  doganore për një automatizim të mëtejshëm të të gjithë sistemeve  të kontrollit, duke përmbushur nevojat kryesore për shkëmbim informacioni duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave tona.

“Strukturat tona kanë patur një bashkëpunim të frytshëm që është finalizuar me rezultate konkrete. Por më lejoni të bëj një vlerësim për këtë marrëveshje që nënshkruam sot, pasi shkëmbimi i informacionit është shumë i rëndësishëm për evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve doganore, si dhe krijimit të lehtësirave për operatorët ekonomikë. Në një kohë kur e gjithë bota po kalon një periudhë të vështirë, është shumë i rëndësishëm përcaktimi i rregullave dhe procedurave të ushtrimit të së drejtës së aksesit në sistemin elektronik “SIENA” dhe bashkëpunimi në mënyrë të ndërsjellë për mbarëvajtjen e proceseve të administrimit dhe zbatimit të rregullave që garantojnë sigurinë e të dhënave dhe të aksesit nga DPD. Ky bashkëpunim mbron  interesin publik dhe interesat e tjerë të ligjshëm të personave, të dhënat e të cilëve janë objekt i kësaj marrëveshjeje. Kjo marrëveshje  përkon dhe me impenjimin e administratës  doganore për një automatizim të mëtejshëm të të gjithë sistemeve  të kontrollit, duke përmbushur nevojat kryesore për shkëmbim informacioni duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave tona", tha Gazheli.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit