Policia e Shtetit reagon pas reportazhit të 'Rai 3': Dezinformim skandaloz mbi kultivimin e kanabisit në Shqpëri

Policia e Shtetit reagon pas reportazhit të 'Rai 3': Dezinformim skandaloz mbi kultivimin e kanabisit në Shqpëri

1567258992_policiadurres.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin italian RAI 3 që thotë se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12-fishuar. Policia e Shtetit hedh poshtë rezultatet e publikuara nga Rai 3 duke theksuar se nuk përputhet me ato të Guardia Di Finanza-s. Në deklaratën e Policisë së Shtetit thuhet se është përcjellë shqetësimi lidhur me vërtetësinë e këtyre rezultateteve tek partnerët italianë duke kërkuar saktësimin e informacionit të pabazë që ka krijuar terren për sulme të pabaza, ndërsa thekson se këta të fundit kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë.

Deklarata e Plote e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s. 

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front. 

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz. 

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri. 

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar. 

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.


Lajmi kryesor:

'Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12-fishuar', Rama për reportazhin e Rai 3: Turp gazetaresk, Guardia di Financa ta pergënjeshtrojë


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri