Policia fut në 'trekëndësh' 25 persona që kultivuan 30 parcela me kanabis/ Pranga edhe 'kokës së grupit'

25 persona janë vënë nën hetim gjatë një operacioni të koduar 'Trekëndëshi' në Gjirokastër, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 5 janë ndaluar për veprime të mëtejshme hetimore, 4 janë shpallur në kërkim dhe 5 janë proceduar në gjendje të lirë.

Operacioni është shtrirë me 6 muaj në kohë dhe kontrollet janë bërë nga i gjithë teritori i Gjirokastrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të arrestuarit dhe personat e tjerë janë përgjegjës për mbjelljen e së paku 30 parcela me kanabis në qarkun e Gjirokastrës.

Konkretisht më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhra ndalimi për Bujar Saraçi., 45 vjeç,  banues në Gjirokastër, për "Kultivim i bimëve narkotike" i cili akuzohet edhe si organizatori dhe financuesi i grupit pasi siguronte farat e bimëve narkotike.

Po ashtu prangat janë vendosur edhe për E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, Trimosh Duraj., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë,  i cili akuzohet për "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Ditën e djeshme janë arrestuar në flagrancë M.E., ndërsa sot u prangos Florijan Tahiri.

Ndërsa për katër persona të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit  E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit  janë  proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi" shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Më parë në saj të këtij operacioni janë arrestuar edhe R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër të cilët u prangosën më datë 24.05.2019 . Ndërsa në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike" N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet; Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve  të kryera  u kap i shpalluri në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". Ndërkohë në fund policia ka njoftuar se operacioni do të vijojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/11/2019 03:56

    Derrmojini se na helmuan fmijt

    Përgjigju
    • Pamer: 25/11/2019 20:06

      Iko pirdhu djem nene gjuna te kapen heksh kokn qelbesir

  • Vlonjati: 10/11/2019 03:55

    Ua mesuam ne zanatin

    Përgjigju
  • Emi: 09/11/2019 15:00

    Ma shum ka te burgosur tash ne demokraci se sa ne kohte te PPSH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet