Greqi-Policia greke ka asgjësuar mbi 1 ton lëndë narkotike me djegie.
Raportohet se djegia e lëndës narkotike- 221 pako është bërë në ambientet e veçanta.
Droga u sekuestrua nga Nëndrejtoria e Prokurorisë për Lëndët Narkotike pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar si dhe nga Shërbimet e tjera të Sigurimit, raporton Prothotema.gr.
“Asgjësimi është kryer sipas procedurës së përcaktuar dhe në vend të përshtatshëm, ndërsa ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar trafikun e drogës me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë së qytetarëve”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë greke.